Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata shkurtpamëse e Kuvendit të Kosovës
English

Deklarata shkurtpamëse e Kuvendit të Kosovës

"Millosheviçi vërtet ka vdekur në Hagë, por hijet e tij e të paraardhësve të tij po vazhdojnë të na ndjekin pas! Në Serbi ai i ka lënë mjetet dhe metodat e tij, ndërsa në Kosovë fjalorin e tij! Derisa qeveritarët e liderët serbë po vazhdojnë t'i përdorin me mjeshtëri këto mjete dhe metoda dhe po vazhdojnë të krijojnë situata e realitete të reja të ngjizura me konflikte për të ardhmen, qeveritarët dhe liderët shqiptarët po i "vringëllojnë" shpatat e tyre prej letre dhe po kontribuojnë në mbajtjen e këtyre konflikteve si të ngrira. Në të dyja rastet, qytetarët janë të vetmit që i vuajnë pasojat"

Avni Klinaku*

Thonë se historia përsëritet. Dhe kur ajo përsëritet, përsëritet në formë tragjikomike.

Rasti tipik i kësaj përsëritjeje është edhe deklarata e parë dhe e vetme e Kuvendit të Kosovës për veriun e Kosovës. "Rend kushtetues", "Integritet dhe sovranitet shtetëror", "Tërësi (territoriale) e shtetit tonë", - janë këta margaritarë të nacionalizmit agresiv shtetëror, të pluhurosur e të zverdhur, të nxjerrë nga sirtari millosheviqian e të cilët po vazhdojnë të përdoren akoma në Ballkanin e trazuar. (Kujtojini shprehjet: "Ustavni poredak", "Državni integritet i suverenitet", "Celovitost naÅ¡e države"). Këtë fjalor e përvetësoi edhe Kuvendi i Kosovës dhe e sanksionoi në Deklaratën për veriun të datës 3. 3. 2010. Në të kaluarën deklaratat e tilla nuk sollën asgjë të mirë në Ballkan, përveç luftërave e konflikteve të vazhdueshme. Në emër të këtij koncepti Serbia na mbante të pushtuar. Kjo është ana tragjike e përsëritjes së historisë në ditët tona. Kjo përsëritje e ka edhe anën komike të saj. Qeveritarët dhe liderët tanë, këta donkishotë të ditëve tona, të pajisur me fjalorin agresiv millosheviqian, nuk e kanë as dëshirën, as vullnetin, as mundësinë e as të drejtën ta zbatojnë atë që e thonë, prandaj, duke mbetur të veshur me pajisje luftarake dhe duke mos guxuar ta bëjnë asnjë hap në këtë drejtim, ata bëhen qesharakë dhe anakronikë në sy të publikut të gjerë.

Qeveritarët dhe liderët tanë në vend që së paku t'i thonë dy fjalë për dhjetëra mijëra shqiptarë të dëbuar nga trojet e veta në veri të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, çështje e cila ka arritur buzë mbylljes përfundimtare, ata janë "të preokupuar dhe të angazhuar" për kthimin e rendit dhe ligjit në Leposaviq!!! Qeveritarët dhe liderët tanë në vend se ta aktualizojnë dhe ta problematizojnë çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, çështje e cila ka arritur buzë mbylljes përfundimtare, ata janë "të preokupuar dhe të angazhuar" se si ta kthejnë Zveçanin nën integritetin territorial të Kosovës!!! Qeveritarët dhe liderët tanë në vend se të përpiqen e ta aktualizojnë çështjen e së drejtës së mohuar të popullit shqiptar për vetëvendosje e bashkim kombëtar, çështje të cilën po përpiqen ta çojnë drejt mbylljes përfundimtare (kujto këtu kombin kosovar, kushtetutën, flamurin, himnin etj. !), ata janë "të preokupuar dhe të angazhuar" se si ta ruajnë integritetin territorial të Kosovës!!! Pra, në vend se të përpiqen për interesin real të popullit shqiptar e të qytetarit të Kosovës, ata "përpiqen" për diçka që as nuk arrihet, as nuk është e drejtë!

Qeveritarët dhe liderët tanë, me politikën që janë duke e ndjekur, politikë të cilën as që e kanë zgjedhur vetë, në vend se ta përqafojnë nacionalizmin kombëtar, në vend se ta ndjekin interesin kombëtar, në vend se të përpilojnë strategji kombëtare për zgjidhjen përfundimtare të çështjes akoma të pazgjidhur shqiptare dhe kështu popullit të vet t'ia sjellin lirinë e Ballkanit t'ia ofrojnë paqen, - ata "kanë zgjedhur" nacionalizmin shtetëror, në kundërshtim me interesin kombëtar dhe "po na përpilojnë" strategji për veriun e Kosovës, e cila paralajmëron vazhdimin e konfliktit të ngrirë sot dhe ruan tharmin e luftës për nesër!

Për interes të kujt e bëjnë ata këtë? Për interes të qytetarit të Kosovës e të popullit shqiptar?! Në asnjë mënyrë! Qytetari i Kosovës dhe populli shqiptar nga një politikë e tillë ka pasur e do të vazhdojë të ketë vetëm shqetësime, vuajtje e varfëri.

Vazhdimi i kësaj gjendjeje do të prodhojë në vazhdimësi jostabilitet, ngrirje të problemeve të pazgjidhura kombëtare, shkatërrim ekonomik e varfëri të vazhdueshme të qytetarit, në njërën anë, dhe shpërngulje të shqiptarëve nga trojet e veta në veri të Mitrovicës e fshatrat përreth, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, pra tkurrje të vazhdueshme të hapësirës territoriale të popullit shqiptar, në anën tjetër.

Kjo po na ndodh sot për sot. Ndërsa, me këtë politikë të qeveritarëve dhe liderëve tanë, me këtë politikë të fqinjëve tanë, me këtë politikë të bashkësisë ndërkombëtare të implikuar në Ballkan, me këtë politikë të konservimit të çështjeve të pazgjidhura kombëtare, po mbillet fara e luftërave të reja shqiptaro-serbe, shqiptaro-maqedonase e madje edhe më gjerë.

Si përfundim. Qeveritarët dhe liderët tanë (duke përfshirë këtu pozitë e opozitë, shoqëri civile e individë të ndryshëm të skenës politike) u janë bindur qarqeve të caktuara ndërkombëtare që në emër të nacionalizmit shtetëror të heqin dorë nga nacionalizmi kombëtar, që në emër të nacionalizmit të ashtuquajtur kosovar të heqin dorë nga nacionalizmi shqiptar, që në emër të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës të heqin dorë nga bashkimi kombëtar, që në emër të Kosovës të heqin dorë nga Shqipëria. Ata harrojnë se Kosova ka qenë, është e do të jetë Shqipëri!

(*) Dërguar nga autori, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, qëndrimet janë personale

KOMENTE