Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyndje kontratash për prokurimet publike
English

Dyndje kontratash për prokurimet publike

Prishtinë, 9 Mars NOA - Gjatë vitit 2009 në tërë Kosovën janë nënshkruar 14 mijë e 820 kontrata publike të udhëhequra sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, duke i përfshirë të gjitha llojet e vlerave të prokurimit. Kjo shifër, krahasuar me vitin paraprak, paraqet një rritje të numrit të tyre prej 3.51 për qind, njoftuan përfaqësues të KRPP-së.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik mbi aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë, për vitin 2009.

Ky raport është hartuar në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit për Prokurim Publik, duke paraqitur një analizë mjaft të detajuar mbi të gjitha aktivitetet e prokurimit publik të zhvilluara në Kosovë sipas kontratave të nënshkruara publike gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2009.

Përfaqësues të KRPP-së, kanë njoftuar anëtarët e Komisionit se nga gjithsej 152 autoritete kontraktuese, sa kanë ekzistuar në Kosovë, në fund të vitit 2009, me kohë i kanë dërguar raportet vjetore 149 autoritete kontraktuese, ndërsa tri autoritete kontraktuese nuk i kanë dërguar raportet vjetore.

Autoritetet kontraktueses, të cilat nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore, janë tri komuna nga pjesa veriore e Kosovës: Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Përfaqësues të KRPP-së, njoftuan se sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i prokurimit publik në Kosovë janë: presionet që iu bëhen zyrtarëve të prokurimit gjatë kryerjes së aktiviteteve të prokurimit, sidomos me rastin e dhënies së kontratës; ndërrimi i shpeshtë i zyrtarëve të prokurimit nëpër autoritetet kontraktuese; numri i vogël i zyrtarëve të licencuar të prokurimit në Kosovë, në krahasim me buxhetin e shpenzuar për prokurime; dhe përdorimi i shpeshtë i procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë-prokurimeve një burimore.

Anëtarët e Komisionit kërkuan informata shtesë nga përfaqësues të KRPP-së, lidhur me mënyrën e tenderimit, kushtet e tenderimit, aneks-kontratat, si dhe shprehën shqetësimet e tyre lidhur me shumë çështje rreth prokurimit publik.

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, vlerësuan se raporti mbi aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për vitin 2009 është raport përmbajtësor dhe se mund të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE