Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inva Mula: Identifikohem me Mozartin gjerman
English

Inva Mula: Identifikohem me Mozartin gjerman

Berlin, 9 mars, NOA - Ndërsa në profesione të tjera gratë mund të diskriminohen, në skenë jo: ajo gjithmonë është në qendër të vëmendjes. Kwshtu shprehet në një intervistë ekskluzive për Deutsche Vellen sopranoja shqiptare Inva Mula. Ajo wshtw aktualisht sopranoja shqiptare më e njohur në botë. Mbasi fitoi konkurset George Enescu në Bukuresht (1992), "Butterfly" në Barcelonë (1992) dhe konkursin e parë për këngëtarë të operave të organizuar nga tenori spanjoll Placido Domingo në Paris (1993) asaj iu hapën portat e teatrove më të famshëm në botë, duke filluar nga "La Scala" në Milano e deri në "Metropolitan Opera" në Nju Jork. Me zërin e Divës në filmin fantastiko shkencor të regjizorit francez Luc Besson "Elementi i pestë" (1997) ajo arriti të bëhej e njohur edhe në skenën e muzikës pop. Që nga viti 2002 Inva Mula është interpretuese e rregullt në Deutsche Oper Berlin, këtë vit ajo interpreton aty rolin kryesor të "La Traviata"-s së kompozitorit italian Giuseppe Verdi (1813-1901). Së fundi ka dalë në treg edhe CD-ja e saj më e fundit "Il Bel Sogno" (Virgin Classics), një përmbledhje ariesh e regjistruar me Orkestrën e Filarmonisë të Zagrebit nën drejtimin e Ivo Lipanoviçit.

A e keni numëruar se sa herë e keni luajtur Violetën deri tani?

- Të them të drejtën nuk i kam numëruar. Sa herë që them të ulem e t'i numëroj, por koha kalon. Ndoshta është më mirë kështu, më duket sikur gjithmonë luaj nga e para. Vetëm mund të them që hera e parë që e kam luajtur "La Traviata"-n ka qenë para 24 vjetësh në Tiranë. Me këtë rol kam filluar dhe ndoshta kam një ide për të bërë një përvjetor të kësaj vepre pikërisht në operën e Tiranës, atje ku e kam nisur.

Me rastin e 25-vjetorit?

- Po. Për vitin që vjen.

Sa identifikoheni ju me personazhin e Violetës?

- Me fatin e Violetës nuk identifikohem fare, por ndoshta identifikohem me forcën e brendshme të këtij personazhi, të kësaj gruaje që sakrifikon për dashurinë dhe shkon deri në fund me gjithë forcën e shpirtit dhe me gjithë ato emocione që ajo mbart me vete.

Ekziston një personazh opere me të cilin ju identifikoheni më së shumti?

- Jo, unë gjithnjë futem dhe dalë në jetën e këtyre personazheve dhe kjo është edhe bukuria e profesionit, kur hyn në jetën e dikujt tjetër dhe pastaj del ngadalë-ngadalë, sepse nuk mund të dalësh përnjëherë. Aty unë nuk gjej vetveten, por karakteristikat e këtyre grave të forta shpirtërisht, psikologjikisht, të forta në zemër, të forta në sakrificë, ndoshta në këtë gjej një moment në identifikimin tim.

Personazhet që luani ju i përkasin një epoke, kur diskriminimi i grave ishte i vetëkuptueshëm. A e ndjeni ju diskriminim sot në profesionin tuaj?

- Jo. Unë them që ndoshta në profesionet e tjera gratë mund të paguhen më pak, ndoshta nuk janë në poste aq të rëndësishme sa ç'mund të jenë edhe meshkujt. Në skenë jo: prima donna është prima donna dhe të gjithë i kanë sytë tek ajo. Por unë nuk kam abuzuar asnjëherë në këtë gjë. Kam ulur kokën dhe kam qenë shumë e dashur dhe shumë e sjellshme me të gjitha koleget, edhe me ato që nuk kanë mundësi që të jenë prima donna dhe që të bëjnë një rol shumë më më të vogël.

Ju u larguat nga Shqipëria menjëherë pas rënies së "siparit të hekurt" të luftës së ftohtë. Çfarë ndjenje ju jep Berlini me historinë e tij, pikërisht juve, nisur nga fakti që babai juaj ka lindur në Kosovë dhe nëna në Rusi?

- Absolutisht. Unë jam tepër sensibël për arsye se gjithë ajo histori e imja, që identifikohet në historinë e gjithë popullit shqiptar dhe gjithë popullit të lindjes së vendeve ish-komuniste, është historia e rënies së Murit të Berlinit. Për këtë jam shumë e vetëdijshme sa herë që vij në Berlin dhe dua t'i them shumë faleminderit këtij qyteti, se në sajë të rënies së këtij Muri unë jam sot këtu, jam nesër në Itali, jamë në Francë, jam kudo, jam e plotësuar në profesionin tim, atë që nuk kanë mundur ta kishin prindërit e mi për shembull.

A keni arritur të rikrijoni kontakte me vendlindjen e nënës së suaj?

- Kontaktet me Rusinë janë më shumë sentimentale. Kam shkuar në Rusi ndoshta pesë-gjashtë herë, por të gjitha këto herët kanë qenë për shfaqje, kam qenë e ftuar për të bërë koncerte dhe t'u them të drejtën nuk më ka dalë koha akoma të shkoj në vendlindjen e mamasë sime, për arsye se vendlindja është tepër larg nga Moska dhe unë i kam ditët në përgjithësi të numëruara.

A e flisni gjuhën?

- Shumë pak. Ashtu bashkë me diktaturën shqiptare ka qenë e ndaluar për mua që të flisja rusisht, për arsye që ndoshta s'ia vlen t'i përmendim sot.

Janë të dhimbshme?

- Jo, jeta ime nuk ka qenë jetë e dhimbshme në raport me jetën e fëmijëve të grave ruse, për arsye se ne e dimë shumë mirë që shumë nga këta fëmijë kanë përfunduar në internim, me vetëvrasje, me burgim, me mama vërtet të degdisur dhe këto kanë qenë jetë shumë të dhimbshme. Jeta ime ka qenë një jetë shumë e mirë në raport me gjithë këto histori të dhimbshme, por gjithnjë ka qenë një frikë, si të thuash, rusishtja ishte një mollë e ndaluar për mua, por në të njëjtën kohë edhe nuk kisha mundësi që të isha në pararojë të fëmijëve të tjerë, pasi e kisha gjithnjë nga mbrapa një gjë të pamoralshme për momentin, sepse kisha një mama të huaj.

Si Violeta? Edhe ajo kishte gjithmonë hijen e moralit nga pas.

- Absolutisht. Po.

Në Berlin ju korrët duartrokitjet më të forta. Sa e rëndësishme është kjo për ju sot, 24 vjet pas interpretimit të parë të "La Traviata"-s?

- Sigurisht, të gjithë artistët janë shumë sensibël ndaj duartrokitjeve. Ka shfaqje ku ndoshta duartrokitjet nuk janë kaq të zjarrta dhe gjithnjë i bëj pyetje vetvetes mos isha më dobët, mos nuk isha në nivelin e duhur për spektatorin. Por nga njëherë nuk do të thotë gjë, entuziazmi i spektatorit varet edhe nga gjëra të tjera. Sigurisht që artisti këto pret. Duartrokitjet e fundit janë shpërblimi më i mirë i gjithë kësaj lodhjeje gjatë tre katër orëve që jam në skenë.

Varet ndoshta edhe nga publiku. Si e keni gjetur atë gjerman?

- Mendoj që publiku gjerman është i mrekullueshëm. Pjesë të publikut gjerman i kam takuar edhe kudo në botë. Janë vërtet artdashës, ne e dimë që më shumë ka teatro operash në Gjermani se sa në ndonjë vend tjetër të botës. Këtu në Berlin publiku është i mrekullueshëm.

Publiku gjerman është më i ushtruar me operat e bashkëkohësit të Verdit, Wagneri dhe muzikantëve gjermanë, çka nuk është pjesë e repertorit tuaj. Ju vjen keq për këtë?

- Në muzikën gjermane unë jam thjesht një spektatore. Do të doja të kisha një jetë tjetër për t'iu futur në radhë të parë gjuhës dhe për të kënduar repertorin gjerman. Nuk mund të identifikohem me Wagner, as me Mahler, por mund të isha identifikuar me Mozartin gjerman. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk e kam bërë këtë repertor. Tani them që ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë.

DVelle

KOMENTE