Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minierat, rikthehet ligji për diskutim
English

Minierat, rikthehet ligji për diskutim

Prishtinë, 9 Mars NOA - Për të tretën herë, Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, shqyrtoi sot Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që 38 amendamentet e propozuara të inkorporohen nga neni 1deri në nenin 54 të Projektligjit.

Projektligji për Miniera dhe Minerale ka 88 nene, dhe komisioni vendosi që të vazhdojë shqyrtimin e amendamenteve tjera të Projektligjit në një nga mbledhjet e ardhshme të komisionit.

Në fund, komisioni mori vendim që për shkak të agjendës së ngjeshur të disa anëtarëve të komisionit, të mos i përgjigjet pozitivisht gatishmërisë së Ministrit të transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, që të raportojë në komision rreth zhvillimit të punëve për autorrugën Vërmic-Merdare.

a.b/NOA

KOMENTE