Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga inspektorit, la të vidhen hekurudhat
English

Pranga inspektorit, la të vidhen hekurudhat

Durrës, 9 Mars - Detyra e Inspektorit të Shërbimit në Stacionin Hekurudhor Sukth Durrës, e detyronte një 54-vjeçar nga Shijaku, që rrogën e përmuajshme ta meritonte pikërisht duke ruajtur pronën shtetërore por kjo nuk ka qenë punë e tij, aq sa ka parë të plaçkitej hekurudha dhe ka vazhduar "punën" sikur asgjë s'kishte ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.15 të ditës së sotme në Stacionin Hekurudhor Sukth. Policia tha se 54-vjeçari Sulejman Kërtalli, lindur e banues ne Shijak.

Pasi ka përcjellë në stacion trenin e mallrave të ngarkuar me skrap, ka konstatuar në tokë një sasi të konsiderueshme hekuri skrap të vjedhur nga vagonët që kap vlerën e 150 mijë lekëve.

Për këtë vjedhje si dhe për autorët e saj, Kërtalli nuk ka bërë kallëzim penal në Polici dhe as që ka njoftuar Drejtorinë e Hekurudhave.

Por ngjarja është zbuluar dhe policia nisi një hetim që solli prangosjen e tij, kurse materialet procedurale për veprat penale të vjedhjes së mbetur në tentativë e moskallëzimit të krimit iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a/e.l/NOA

KOMENTE