Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Çmimet i rritën Saliu dhe Ridvani
English

PS: Çmimet i rritën Saliu dhe Ridvani

Tiranë, 9 Mars NOA/ Çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm sikundër e kanë vërejtur amvisat dhe të tjerë që merren me blerjet ditore të shtëpiven dhe bizneseve të ndryshme, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, aq sa detyruan dhe Institutin e Statistikave (INSTAT), që të pranojë faktin dhe të pohojë se inflacioni është rritur.

Nisur nga këto argumente, Partia Socialiste përmes një daljeje të posaçme për media, komentoi faktet dhe vlerësoi se autorë të rritjes galopante të çmimeve janë ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryeministri Sali Berisha.

"Dje edhe vetë INSTAT, ky shërbëtor i bindur i Sali Berishës, u detyrua të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët duke publikuar faktin se rritja vjetore e çmimeve për muajin shkurt është plot 4.4%, ndërkohë që vetëm në krahasim me muajin janar çmimet janë rritur me 1.1%", - citoi deputetja e PS Olta Xhaçka, ish-përfaqësuese e Lëvizjes G99.

Ajo pohoi se çmimi i energjisë i shtrenjtuar me 13.1%, çmimet e zarzavateve të rritura me 13.2%, dhe lista e gjatë e rritjes së çmimeve të çdo produkti bazë po e rëndon në mënyrë të papërballueshme gjendjen ekonomike e financiare të familjeve shqiptare.

Këto të dhëna, deri diku abstrakte, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër por veç sa konfirmojnë në përqindje e presje dhjetore atë realitet konkret që qytetarët shqiptare e kanë ndjerë prej kohësh në xhepat e tyre: shqiptarët sot janë më të varfër, rritja e rrogave dhe pensioneve kurrsesi nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, numri i familjeve shqiptare që me vështirësi e shtyjnë deri në fund të muajit është rritur, dhe situata sa vjen e po rëndohet më tej me çdo javë e muaj që kalon, konsideroi Xhaçka.

Kurse kujtoi se për më se një vit Partia Socialiste e ka paralajmëruar këtë situatë, duke kërkuar me forcë prej Sali Berishës që të merrte masa sa nuk ishte vonë, por për më se një vit Sali Berisha jo vetëm që e bëri veshin shurdh ndaj këtyre paralajmërimeve, por me paturpësi e akuzoi opozitën se po përhapte panik.

"Për më se një vit Sali Berisha dhe qeveria e tij besuan se do t' ia dilnin me sukses të mbulonin diellin me shoshë, duke keqpërdorur INSTAT për të fshehur rrokullimën që po merrte ekonomia shqiptare", - i mëshoi Xhaçka faktit se oponenca e opozitës ishte bërë në kohë.

Prandaj sot, që kjo flluskë sapuni e krijuar me anë të një propagande të papërgjegjshme për çudirat ekonomike të Saliut e Ridvanit ka plasur, - vijoi Xhaçka, - ne e ftojmë kryeministrin e Ruzhdies, që të pranojë publikisht dështimin e tij monumental ekonomik dhe t'u tregojë shqiptarëve se ç'masa është duke marrë qeveria e tij për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në këto kohë të vështira".

e.n/r.l/NOA

KOMENTE