Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla e Policisë, shpallen kandidatët
English

Shkolla e Policisë, shpallen kandidatët

Tiranë, 9 Mars NOA - Shpallen datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë për periudhën prill-dhjetor 2010. Policia e Shtetit tha sot se të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme", të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të personelit të Drejtorive të Policisë në Qarqe për periudhën prill-dhjetor 2010, do t'i nënshtrohen testimit me shkrim sipas këtyre datave:

Për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë në datën 08.05.2010.

Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

Në orën 07.30' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0678-0947 pjesa e parë (shiko listën bashkëlidhur).

Në orën 11.00' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Dibër dhe Durrës, si dhe aplikantët e qarkut Tiranë pjesa e dytë (shiko listën bashkëlidhur).

Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Kristal Fier në datën 14.05.2010.

Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

Në orën 07.30' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Fier dhe Vlorë pjesa e parë (shiko listën bashkëlidhur).

Në orën 11.00' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Berat dhe Gjirokastër dhe Vlorë pjesa e dytë (shiko listën bashkëlidhur).

Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër në datën 18.05.2010. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.30' pranë këtij universiteti.

Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan në datën 27.05.2010.

Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

Në orën 07.30' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Elbasan dhe Korçë pjesa e parë (shiko listën bashkëlidhur).

Në orën 11.00' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarku Korçë pjesa e dytë (shiko listën bashkëlidhur).

Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t'u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t'i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.

Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.

Kandidatët që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t'i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre.

Policia e Shtetit, përmes këtij proçesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proçes i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët.

Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t'i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al.

KOMENTE