Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të fundit e Milan United
English

Të fundit e Milan United

Milano, 9 Mars NOA - Të gjithë janë në pritje të supersfidës të së mërkurës ku ekipi i Milanit do të përballet në transfertë me Manchester United të Sir Alex Ferguson.

Milan do të ketë mjaft të vështirë të kualifikohet më tej në këtë trofe pasi kujtojmë se ndeshja e parë u fitua nga "djajtë e kuq" dhe tashmë kuq e zinjtë e Leonardos duhet të fitojnë me dy gola në avantazh.

Milan shpreson tek lojtari, tashmë lider i këtij ekipi, braziliani Ronaldinho dhe pret shumë nga ai në këtë sfidë. Për tu theksuar është prania e Patos i cili do të jetë vetëm në stolin e rezervave për Leonardon.

Në krahun tjetër për sa i përket lojtarit kryesor të kësaj skuadre Rooney, i cili ishte në dyshim deri në momentet e fundit, tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe ai do të jetë prezent në këtë sfidë dhe Ferguson mund të mbështetet tek ky lojtar.

Diçka tjetër e rëndësishme në këtë sfidë do të jetë dhe rikthimi i David Beckham në "Old Traford" pas shumë kohësh dhe këtë herë si një kundërshtar i United, por për të tifozët vendas kanë organizuar një pritje të veçantë.

r.b/NOA

KOMENTE