English

Xhaferri: Ministria, kritike e FSHF

Durrës, 9 mars, NOA - Të gjithë jemi të sensibilizuar për rolin e lojës së futbollit në jetën shoqërore të vendit, si edhe në rritjen e imazhit të vendit tonë në sytë e të huajve, prandaj kritikat ndaj gjërave që e pengojnë atë konsiderohen si mjaft normale. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni gjatë mbledhjes së Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen e presidentit të ri të saj, ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri.

"Marrdhëniet mes ministrisë së Sporteve dhe Federatës së Futbollit kanë qenë përgjithësisht të mira edhe pse herë pas here me ulje-ngritje dhe problematika të nxehta", tha ai, ndër të tjera, duke shtuar se kjo marrëdhënie e mirë mund të përmirësohet më tej.

"Revoltat e herëpashershme të drejtuesve të klubeve, paraqesin nevojën për të bërë reforma në klube dhe gjithë ministria është e angazhuar për autonominë e Federatës", u shpreh Xhaferri.

Më tej, ai tha se të gjitha federatat të jenë të ndërgjegjësuara se ministria nuk do të rrijë këmbëkryq përpara problemeve të futbollit.

n.e/NOA

KOMENTE