Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Shqipëria nuk është problem për azil kërkuesit
English

Basha: Shqipëria nuk është problem për azil kërkuesit

Elbasan, 11 mars, NOA - Shqipëria nuk përben problem për shtetasit e tretë që kërkojnë azil në vend e BE-së për shkak të sigurisë së kufijve dhe zyrave të migracionit që disponon.

Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë ceremonisë së përurimit të Zyrës së Migracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

Ministri Basha vlerësoi se standardi i investimit në këtë zyrë migracioni nuk lë asgjë për të dëshiruar, krahasuar me standardin e zyrave analoge në vendet e hapësirës së BE apo të zonës Schengen.

"Është një tregues tjetër i qartë i standartit që ka arritur sot Policia Kufitare dhe Migracionit që shkon përtej asaj që kërkon udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Është një tregues i qartë i vullnetit të qeverisë shqiptare dhe kapaciteteve tona nëpërmjet Policisë Kufitare dhe Migracionit për të trajtuar çdo kërkesë për azil në mënyrë të rregullt sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri, sipas normave e standardeve europiane dhe sipas të gjithë standarteve ndërkombëtare", deklaroi Basha.

Duke bërë të ditur faktin se është vënë në funksion dhe së shpejti do të përurohet një qendër moderne në Durrës për azilantët me qëndrim të parregullt, e cila është përtej çdo standarti deri tani të aplikueshëm në Ballkanin Perëndimor, Ministri Basha theksoi se këto janë prova të qarta se Shqipëria jo vetëm nuk përbën një burim apo problem përsa u takon shtetasve të tretë që mund të kërkojnë azil në vendet e BE, por është qartësisht e përgatitur të trajtojë me standarde europiane azilantët e huaj që kërkojnë azil në Republikën e Shqipërisë.

m.xh/NOA

KOMENTE