Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet transportuesi i 676 kg drogë
English

Arrestohet transportuesi i 676 kg drogë

Tiranë, 13 mars, NOA Update - Pasi është komunikuar identiteti i transportuesit të sasisë së konsiderueshme të madhe të drogës që u kap pranë Sarandës, forcat policore të këtij qyteti kanë mundur të realizojnë edhe kapjen e tij.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave, autori i trafikut të drogës është mundur të kapet në Piqerras të Sarandës.

Mësohet se ai është është Kledian Koka, 31 vjeç, lindur në Progonat të Tepelenës dhe banues në Sarandë.

Ai akuzohet për trafik lënde narkotike, dhe jo për pak, por për plot 676 kilogramë kanabis sativa, e cila u lokalizua dhe u kap nga forcat blu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka vënë në lëvizje gjithë autoritetet policore dhe për këtë, ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili ka preferuar ta komunikojë publikisht lajmin e kapjes së 676 kilogramëve drogë përmes një konference për shtyp.

n.e/NOA

KOMENTE