Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ataturku në Manastir dhe origjina shqiptare
English

Ataturku në Manastir dhe origjina shqiptare

Shkup, 13 mars, NOA - Në Maqedoni sot shënohet 111-vjetorit i diplomimit të Kemal Ataturkut në Gjimnazin Ushtarak në Manastir. Për nder të kësaj date, një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë po qëndron për vizitë treditëshe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Delegacionin turk e kryeson gjenerali brigade Et'hem Bujukishik, shef i Institutit për Hulumtime Strategjike Ushtarake, ndërsa në përbërje të tij janë edhe dhjetë kadetë të Shkollës së Mesme Ushtarake të FA të Turqisë dhe mbi 70 pjesëtarë të orkestrës tradicionale ushtarake të Shtatmadhorisë.

Zëvendësi i shefit të SHM të ARM-së, gjeneral-majori Naser Sejdini, si kryetar i delegacionit, siç është paralajmëruar, sot do të takohet me gjeneralin Bujukishik.

Në pajtim me programin e shënimit të 111-vjetorit të diplomimit të Kemal Ataturkut, solemniteti kryesor do të mbahet sot në oborrin e Entit për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeut të Qytetit të Manastirit.

Solemniteti do të organizohet me nderimet më të larta, që do të fillojnë me heshtjen njëminutëshe për nder të Ataturkut dhe me intonimin e himneve kombëtare. Para të pranishmëve, pritet të flasin Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, A. Hakan Okçal, ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe gjeneral brigade, Et'hem Bujukishik.

Siç është paralajmëruar, në orët e mbrëmjes, shënimi i jubileut do të vazhdojë në Shkup. Në Shtëpinë e ARM-së, orkestra tradicionale ushtarake e SHM të FA-së do të mbajë koncert në të cilin do të mund të marrin pjesë qytetarët e Shkupit.

Kemal Ataturku besohet se është me origjinë shqiptare (dibrane), lindur në Selanik të Maqedonisë Greke dhe edukuar në shkollat ushtarake Turke të cilat do të bënin gjeneral dhe udhëheqësin e Turqisë moderne.

Ekzistojnë fakte të shkruara se ai nuk e mohonte këtë fakt, përkundrazi duke qenë i tillë, ai ishte mik i të gjithë popujve.

NOA/INA

KOMENTE