English

City kërkon Higuain dhe Gago

Angli, 13 Mars NOA - Skuadra angleze e Manchester City është hedhur që tani në mendime për të krijuar skuadrën e vitit të ardhshëm e cila do të ketë si synim fitimin e Kampionatit Anglez të Premier League.

Duket se synimet e këtij ekipi janë tepër të qarta, ku ata janë të gatshëm për të paguar një shumë prej 50 milionë eurosh, për të marrë shërbimet e dy lojtarëve të Reali të Madridit, Higuain dhe Gago.

Ky lajm është konfirmuar nga "Marça" dhe flitet se skuadra e City është duke kontaktuar me menaxherët e lojtarëve për sa i përket blerjes së tyre.

Duhet thënë se Realit, këto lojtarë i kanë kushtuar 33.5 milionë euro dhe oferta e cila po përgatit City, i ka vënë në mendime drejtuesit e klubit.

City ka shfaqur interes për këto dy lojtarë prej kohësh dhe sidomos për Gagon për të cilin u krijua ideja se mund ta merrnin që në merkaton e kaluar të janarit.

r.b/NOA

KOMENTE