English

Formula 1, Vetel fiton vendin e parë

Baherein, 13 Mars NOA - Ka nisur kampionati i Formula 1 dhe dita e sotme ishte ajo e provave të para të këtij sezoni ku vendi i parë u fitua nga piloti i Red Bull, Sebastian Vetel.

Piloti i kësaj skuderie arrti të kapte kohën 1:54.101 duke zënë vendin e parë në pistën e Bahrein.

Menjëherë pas tij u renditën pilotët e Ferrarit, Massa dhe Alonso të cilët duhet thënë se zhvilluan një garë mjaft të mirë ditën e sotme.

Për sa i përket 7 herë kampionit të botës në këtë sport, piloti gjerman, Michael Shumaker arriti të kapte vetëm vendin e shtatë në këto pole-pozition.

Për sa i përket renditjes së dhjetë pilotëve të parë në këto prova, ata janë si më poshtë:

1 Vettel (Red Bull) 2 Massa (Ferrari) 3 Alonso (Ferrari) 4 Hamilton (McLaren) 5 Rosberg (Mercedes GP) 6 Vebber (Red Bull) 7 Schumacher (Mercedes GP) 8 Button (McLaren) 9 Kubica (Renault) 10 Sutil (Force India)

r.b/NOA

KOMENTE