Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden dy të rinjtë e bllokuar në kufi
English

Gjenden dy të rinjtë e bllokuar në kufi

Peshkopi, 13 mars, NOA Update - Eshtë mundësuar gjetja e dy të rinjve shqiptarë, të cilët rezultonin të bllokuar në kufirin shqiptar me Maqedoninë, në afërsi të Peshkopisë, pas motit të keq dhe dëborës së madhe.

Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burime zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave të rinjtë figurojnë në gjendje të mirë dhe se po bëhen përpjekje për t'i marrë me një mjet.

Më tej, sqarohet se mjeti i duhur për t'i nxjerrë djemtë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar mund të jetë një helikopter, për të cilin ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se do të dërgohet drejt tyre.

Ndërkaq, edhe autoritetet maqedonase po ndihmojnë për zgjidhjen e situatës duke ofruar gadishmërinë e tyre për ndërhyrje, në rast se do të jetë e nevojshme.

Bëhet me dijeni se dy djemtë e gjetur janë Moisi Islami dhe Shaban Elezi, të cilët kaluan ilegalisht kufirin, por u bllokuan nga moti i keq në fshatin Tanushë.

n.e/NOA

KOMENTE