English

Juventus, Zakeroni kërkon fitoren

Torino, 14 Mars NOA - Trajneri i Juventusit, Alberto Zakeroni ka folur për ndeshjen e ardhshme të ekipit të tij e cila do të jetë kundrejt ekipit të Sienës dhe do të zhvillohet në "Olimpico" të Torinos.

"Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar pasi tashmë kampionati Italian ka hyrë në një fazë tepër delikate dhe të gjithë ekipet luajnë për të fituar", - deklaroi Zakeroni.Tekniku bardhë e zi kërkon që ekipi i tij të ketë të njëjtin përqendrim në lojë ashtu si dhe me Fulham, ku ata fituan me rezultatin 3 me 1.

Zakeroni kërkon fitoren për të krijuar një vazhdimësi në rezultatet pozitive të skuadrës dhe këtë herë ai po mendon të zëvendësojë dhe shumë lojtarë për t'i lënë të pushojnë, pasi Juventus kujtojmë, që në mesjavë do të ketë dhe ndeshjen e kthimit në Europa League.

Një ndër lojtarët i cili mund të ketë këtë turn pushimi, do të jetë braziliani Diego, i cili me sa duket do të zëvendësohet nga Del Piero, ku ky i fundit do të formojë dyshen e sulmit me francezin Trezeguet.

r.b/NOA

KOMENTE