Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Plan për të fituar zgjedhjet lokale
English

LSI: Plan për të fituar zgjedhjet lokale

Berat, 13 mars NOA - Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, së bashku me deputetin e qarkut të Beratit, Nasip Naço, zhvilluan sot një sërë takimesh në Berat, Çorovodë dhe Poliçan.

Në këto takime, drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpallën planet ambicioze për zgjedhjet lokale duke deklaruar se LSI do fitojë një sërë njësish vendore.

Naço dhe Vasili në fjalën e tyre vlerësuan si prioritet të LSI-së këto zgjedhje, ndaj vunë në pah organizimin dhe përgatitjet në mënyrë që në këto zgjedhje, të realizohen synimet e LSI-së.

"Ne po përgatitemi për këto zgjedhje dhe fokusi ynë si parti politike do të jenë këto dhe vetëm këto zgjedhje, si etapë shumë e rëndësishme e veprimit tonë politik dhe si etapë e patjetërsueshme për të transformuar rrënjësisht raportin e qytetarit me qeverisjen vendore", - u shpreh në fjalën e tij z. Vasili.

LSI i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale pasi për të ka zgjedhjet e ardhshme tashmë po trokasin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të përcaktojë dhe objektivat e saj për një fitore sa më të madhe në garën elektorale.

e.r/NOA

KOMENTE