English

Mourinjo: Zemra ime tashmë është vetëm për Interin

Milano, 12 Mars NOA - Jemi shumë pranë ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve ku ekipi i Interit dho të ketë një sfidë tepër të vështuirë me Çelsin. Në këtë ndeshje ku të gjithë do të jenë shumë të përqendruar një vend të rëndësishëm zë dhe rikthimi i Mourinjos në këtë stadium pasi kujtojmë që ai ka trajnuar Çelsin për një periudhë të gjatë kohore.

Tashmë mund të themi se kjo gjë i përket të shkuarës dhe vetë tekniku zikaltër e ka mbështetur këtë gjë.

"Nuk kam pse të jem i emocionuar, tashmë ajo i përket së shkuarës dhe për momentin zemra ime do të rrahë vetëm për Interin", - kjo ishte deklarata e mourinjos i cili theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë tek ky ekip.

r.b/NOA

KOMENTE