Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OJQ-të përshëndesin hyrjen në fuqi të ligjit të diskriminimit
English

OJQ-të përshëndesin hyrjen në fuqi të ligjit të diskriminimit

Tiranë, 13 mars, NOA - Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, me anë të një deklarate të përbashkët, kanë përshëndetur hyrjen në fuqi të ligjit kundër diskriminimit, si një nga ligjet thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.

"Sot Shqipëria ka një ligj që ofron mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, statusi ekonomik, arsimor ose shoqëror, shtatëzania, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare ose martesore, gjendja civile, vendbanimi, statusi shëndetësor, predispozicionit gjenetik, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë", cilëson deklarata në fjalë.

Duke shtuar se vendi ynë në këtë mënyrë ka dhënë një shembull sesi bashkëpunimi shoqëri civile-qeveri-Kuvend, mund të sjellë një ndryshim pozitiv për jetën e njerëzve, për të arritur barazinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, minoriteteve seksuale etj.

Në fund, OJQ-të nënshkruese të kësaj deklarate pohojnë se Kuvendit tashmë i mbetet si detyrë që të ndërmarrë hapa konkretë për ngritjen sa më parë të institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

"Në këtë aspekt, si përfaqësues të shoqërisë civile duam të shprehim mbështetjen tonë për krijimin e një institucioni që është jashtë kontrollit të politikës dhe në shërbim të qytetarëve në Shqipëri", theksojnë ato.

Disa nga OJQ-të që kanë nënshkruara këtë deklaratë janë Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Grupimi Ekolëvizja, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, KRIIK Shqipëri, Koalicioni kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE