Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB: Emigrantët s'janë plehra
English

OKB: Emigrantët s'janë plehra

Romë, 13 mars, NOA - Emigrantët nuk janë mbeturina toksike që të trajtohen si të tillë. Kaq e ashpër ka qenë deklarata e komisioneres së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay para autoriteteve italiane, lidhur me trajtimin që u bëjnë emigrantëve nga vendet e botës së tretë. Gjatë një vizite në Romë, ajo u shpreh e shqetësuar nga rregullat e përfshira në paketën e sigurisë të miratuara nga qeveria italiane.

"Emigrantët që vijnë nga deti nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike", ka thënë ajo, duke vënë në dukje edhe mënyrën se si trajtohet popullsia rome.

Sipas saj, emigrantët shpeshherë perceptohen si një kërcënim për komunitetet ekzistuese dhe në disa vende ka një rrezik për të mbajtur migracionin brenda kufijve të sigurisë.

Kjo e krahasuar për Pillay, njësoj me raportin që kemi nga karburantet, pra frikë dhe mosbesimi se mos shpërthejnë.

Në fund, ajo u ka lënë porosi autoriteteve italiane që të mos përdorin deklarata diskriminuese kundër emigrantëve dhe të jenë të kujdesshëm me masat që marrin për trajtimin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE