English

Tenton të vrasë me sëpatë, arrestohet

Leskovik, 13 mars, NOA - Një 26 vjeçar nga Leksoviku në qarkun e Korçës ka tentuar të vrasë me sopatë një 54 vjeçar për arsye të dobëta. Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga policia e Korçës dhe sqarohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Podë të komunës Leskovik.

Personi i arrestuar quhet Klement Veisi dhe ndalimi i tij është bërë për arsye se në 12 mars në fshatin Podë të qytetit të Ersekës pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar ta godasë në kokë me një sëpatë të vogël shtetasin S.P.

Personi i sulmuar është mbrojtur dhe 26 vjeçari e ka goditur në krah. Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq, policia sqaron se më pas shtetasi S.P është goditur me thikë nga Klement Veisi,

Viktima tashmë ndodhet i shtruar në spitalin civil të Ersekës dhe është jashtë rrezikut për jetën, i thanë agjencisë NOA, mjekët përkujdesës.

m.xh/NOA

KOMENTE