Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transplanti i veshkës, 2 ndërhyrje brenda 25 marsit
English

Transplanti i veshkës, 2 ndërhyrje brenda 25 marsit

Tiranë, 13 mars, NOA Blerina Ahmetaj - Dy pacientë, një vajzë nga një qytet pranë Tiranës dhe një djalë nga zona e Myzeqesë janë në listën e radhës së transplanteve të veshkës në qendrën spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë. Ekipi shqiptar i mjekëve nefrologë dhe urologë të QSUT ka përfunduar tashmë gjithë përgatitjet për kryerjen e dy ndërhyrjeve jo pak të vështira dhe brenda 20-25 marsit gjithçka mendohet të jetë gati.

Shefi i pavionit të nefrologjisë në QSUT, Nestor Tereska, ka deklaruar se dy pacientët që do të kryejnë operacionet janë të rinj të sëmurë prej vitesh nga insuficenca renale.

"Në fakt vonesa ka pasur dhe ne duhet të kishim kryer transplantin e dytë të veshkës brenda vitit 2009, por për të qenë më të sigurt me veten, afatet kohore u shtynë deri në mars. Për dy pacientët që presin të kryejnë transplantin janë gjetur donatorët dhe brenda 25 marsit, mendojmë të kryejmë dy ndërhyrje të tilla", u shpreh Tereska.

Ndryshe nga transplanti i parë, këtë herë do të jenë vetë mjekët shqiptarë që do të kryejnë ndërhyrjen. Tereska tha se mjekëve të QSUT nuk u mungon profesionalizmi por koordinimi I punës mes tyre.

"Mjekëve tanë, tashmë u ka dalë frika dhe do të jenë vetë ata që do të kryejnë dy ndërhyrjet. Mjekët italianë do të jenë vetëm në rolin e shikuesit por nuk do të marrin pjesë. Ekipi I mjekëve urologë me në krye doktor Mustafa Xhanin në QSUT kanë deklaruar se e marrin vetë përsipër kryerjen e transplanteve tashmë dhe në sektorin public", deklaroi Tereska.

I pyetur nga mediat për pacientin e parë të transplantuar në QSUT, Tereska tha se ai raporton një gjendje të mirë shëndetësore.

Në listën e re të barnave të rimbursueshme, ministria e Shëndetësisë ka përfshirë dhe barnat për pacientët që kanë kryer transplantin e veshkës, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës së tyre.

Rreth 20 deri në 250 të sëmurë me veshka kanë nevojë për dializë dhe nga këta 30 duan ndërhyrje për transplant.

Sipas mjekëve, aktualisht në të gjithë vendin marrin dializë rreth 300 pacientë me veshka prej të cilëve 120 në QSUT.

b.a

KOMENTE