English

Goditet nga treni, gruaja shpëton për mrekulli

Milano, 14 mars, NOA - Një grua u godit sot nga një tren i linjës Metro 2, në një tunel në vendqëndrimin e stacionit qendror të trenit në Milano. Incidenti ndodhi në orën 11,05. Është e paqartë nëse personi ka tentuar vetëvrasje, apo nëse ishte tentativë për të arritur ti shmanget kamerave të sigurisë duke hyrë në korridorin këmbësor së sigurisë të tunelit.

Menjëherë nga autoritetet përkatëse është bllokuar lëvizja e trenave në mes stacioneve të Caiazzo dhe Garibaldit, duke aktivizuar zëvendësimin me autobusë.

Gruaja 62 vjeçe goditur nga treni i metrosë mrekullisht ka mbetur gjallë: vetëm me një frakturë në gju dhe një plagë të lehtë në fytyrë. Mësohet se, 62 vjeçarja , banuese në Milano vuante prej kohësh nga depresioni.

a.k/NOA

KOMENTE