Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 14 Mars 2010

  • Përgjigje Ismail Kadaresë Çështja është që tek ne dalëngadalë ka filluar procesi i kthjellimit të historisë, i pastrimit të historiografisë shqiptare, e sidomos teksteve të shkollave, nga gjithë përrallat, legjendat e manipulimet që u lëshuan mbi të në më shumë se 100 vjet, e sidomos prej 1945-ës e këtej
  • Mbërrin Angel, hunda spiune që zbulon nëse je dehur Tiranë, 14 Mars NOA - Mbërrin Angel, hunda spiune anti-dehje në drejtimin e makinës: kur shoferi është i pirë ajo ngadalëson ose ndalon makinën.
  • Legaliteti: Vizat janë drejt heqjes, opozita me thirrje hipokrite Tiranë, 14 mars NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" vlerëson përparimet sistematike të shtetit shqiptar në përmbushjen e detyrimeve të tij për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
  • Ministri serb komenton pas largimit, vizitën e Metës Beograd, 14 Mars NOA - Ministri serb për Administratën Publike dhe Vetë-Qeverisjen Vendore, Milan Markoviç, ka deklaruar se, për të gjithë rajonin është e rëndësishme që marrëdhëniet e Tiranës dhe Beogradit të ngrihen në nivel më të lartë, si dhe ka shprehur kënaqësinë me bisedimet që ka zhvilluar
  • Përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të Shtetit në Tiranë Tiranë, 14 Mars NOA - Përplasje mes Policisë Bashkiake të Tiranës dhe Policisë së Shtetit ndodhi sot në kryeqytet duke përfunduar me "fitoren" e uniformave blu të cilat urdhëruan zhbllokimin e situatës së ardhur pas një proteste të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Lëvizjes "Zgjohu".
  • Selanik, dy shqiptarë kapen me kokainë për klientë "VIP" Selanik, 14 Mars NOA - Një ish-polic grek dhe dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e sotme pasi u gjetën me një sasi kokaine që mendohet se trafikohej prej tyre në tregun e zi të Selanikut, kryesisht te klientë "VIP", informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Siguria ushqimore në Shqipëri dhe standardet e BE Tiranë, 14 Mars NOA - "Siguria ushqimore në Shqipëri një hap më afër standardeve të BE-së", ishte veprimtaria e organizuar në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ambasadores së Zvicrës dhe Zv.
  • Rama: Majko të ndërrojë mbiemrin, pastaj të flasë për patriotizëm Tiranë, 14 Mars NOA - Këshilltari i zëvendëskryeministrit Ilir Meta, Luan Rama, ka reaguar sot pas akuzave të deputetit të PS-së, Pandeli Majko, për dëmtimin që i ka bërë çështjes së Kosovës, vizita e Metës në Serbi.
  • Vlonjatët protestojnë për rrugët Vlorë, 14 mars, NOA - Qytetarët e Vlorës kanë protestuar ditën e sotme për gjendjen e rrugëve, kundër bashkisë së qytetit. Dhjetëra njerëz, për rreth 30 minuta, kanë bllokuar një prej rrugëve hyrëse të qytetit bregdetar dhe kanë kërkuar nga bashkia më shumë vëmendje për infrastrukturën rrugore
  • Formula 1, kryeson Alonso Doha, 14 mars, NOA - Ferrari është kthyer pas shumë kohësh tek fitorja në Formula 1, bashkë me pilotin spanjoll Fernando Alonso. Kokëkuqja e ish-kampionit të botës ka lënë pas gjithë kundërshtarët, duke triumfuar në garën e Bahreinit.
  • Vatikani: Papa nuk ka përgjegjësi për abuzimet seksuale Vatikan, 14 mars, NOA - Qendra e kishës katolike ka reaguar sot për kauzat që janë bërë ndaj Papa Benediktit të XVI, për përfshirje në skandalet seksuale që kanë nodhur në kishën gjermane.
  • Goditet nga treni, gruaja shpëton për mrekulli Milano, 14 mars, NOA - Një grua u godit sot nga një tren i linjës Metro 2, në një tunel në vendqëndrimin e stacionit qendror të trenit në Milano.
  • Gjilan, pjesëmarrja në votime 9.89 për qind Gjilan, 14 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 9.89 për qind nga gjithsej 87 mijë e 430 qytetarë me të drejtë vote të komunës së Gjilanit, deri në orën 12 kanë votuar në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune.
  • PD: Edvin Kriza e mori përgjigjen në 28 qershor Tiranë, 14 mars, NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat e bëra nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi dëmshpërblimin e banorëve të zonave të përmbytura.
  • Dita e verës, festime në të gjithë vendin Tiranë, 14 mars, Milena Selimi, NOA - Edhe këtë vit, kryeqyteti i Shqipërisë pati festime të mëdha për Ditën e Verës, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës kishte planifikuar në këtë ditë, duke iu bashkuar kështu festimeve në qytetet e tjera të vendit.
  • Kina: SHBA po rrezikon sovranitetin kombëtar Pekin1 14 mars, NOA - Shitja e armëve amerikane për Tajvanian ka bërë që mes SHBA dhe Kinës të acarohen tonet. Kryeministri kinez, Ven Xhiabao, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë "rrezikuar sovranitetin kinez" duke i shitur armë Tajvanit me vendim të Presidentit Obama.
  • Helmohet me ilaç miu çifti nga Korça Korçë, 14 mars, NOA - Një 28 vjeçar dhe nje 34 vjeçare nga Maliqi i Korçës kanë tentuar të vrasin veten duke u helmuar me ilaç miu. Lajmi konfirmohet nga Policia e Korçës e cila sqaron dhe detajet e ngjarjes.
  • ILDKP: Gjobë 7 zyrtarëve për vonesa në deklarimin e pasurive Tiranë, 14 mars, NOA - Shtatë zyrtarë janë gjobitur sot nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), për mos deklarim në kohë të pasurive dhe interesave private.
  • Tërmet në Japoni Tokio, 14 mars, NOA - Një tërmet me magnitud 6.6 ballë është regjistruar ditën e sotme në Japoni. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare dhe theksohet se tërmeti, i një shkalle serioze, ka rënë në orën lokale japoneze 17.
  • Rama: Po të hapeshin kutitë, nuk do të kishte përmbytje Sheqeras, (Korçë), 14 mars, NOA - "Edhe uji nga kutitë del". Kjo është deklarata që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë sot mes banorëve të fshatit Sheqeras në Korçë, të cilët janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.
  • Konfindustria: Shteti të ndërhyjë për kartelin e karburanteve Tiranë, 14 mars, NOA - Konfindustria ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të normalizuar funksionimin e tregut të gazit në vend, duke ngritur një autoritet të ri kontrollues, Entin Rregullator të Karburanteve (ERK).
  • Gjilan, pak njerëz i afrohen vendvotimeve, nuk ka probleme Gjilan, 14 Mars NOA - Deri pak minuta më parë, afër mesditës, interesimi i banorëve të Gjilanit për të marrë pjesë në procesin e votimit duke ende i vogël, duke krijuar kështu premisa për të mos arritur përqindje të mjaftueshme të votimit, por orët e mëpasshme pritet të sjellin fluksin e votuesve
  • Katër emigrantë digjen të gjallë në një klub nate në Itali Romë - Itali, 14 Mars NOA - Katër emigrantë humbën jetën fatalisht në orët e para të ditës së sotme në Itali, pak pas një zjarri që shpërtheu papritur në një lokal nate, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Greqi, 3 shqiptarë grabisin 5 kisha, zbulohen nga kapja e njërit Rethimno, Greqi 14 Mars NOA - Tre shqiptarë janë identifikuar si autorë të grabitjes së pes kishave në zonën e Rethimnos në Greqi, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Itali, dhjetëra mijë njerëz protestojnë kundër Berluskonit Romë, 14 Mars NOA - Dhjetëra mijë njerëz mblidhen në kryeqytetin italian Romë dhe protestojnë kundër kryeministrit aktual Silvio Berluskoni, vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në vendin përtej Adriatikut.
  • Ditë Vere në Elbasan, festa nisi mbrëmë, ja detajet Elbasan, 14 Mars NOA - Dita e Verës po kremtohet pasivisht në qytetin e Elbqasanit ku disa dhjetëra mijë vetë nga fshatrat përreth, nga Tirana dhe shumë zona të tjera të vendit, kanë "zbarkuar" për të festuar ditën më të rëndësishme të vitit në këtë qytet.
  • Zgjedhje sërish në Gjilan, kush fiton: Mustafa apo Rexhepi? Gjilan, 14 Mars NOA - Në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në Gjilan ka filluar edhe një herë procesi i votimit për kryetar të komunës ku rivalët janë Qemajl Mustafa - kryetar i tashëm i komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
  • Shiten për 1.450 euro, shishe me shpirtrat e mbyllura të dy fantazmave Tiranë, 14 Mars NOA - Një lajm i pazakontë ka tronditur publikun në Zelandën e Re. Dy shishe qelqi që përmbajnë shpirtrat e të vdekurve janë shitur në ankand në Zelandën e Re për 1.
  • Shumaker, sot nis garën e parë në Formula 1 pas 3 vjetësh Tiranë, 14 Mars NOA - Kampioni botëror Michael Schumacher (Majkëll Shumaker), nis sot garën e tij të parë në Formula 1 pas më shumë se tre vjet ndërprerjeje.
  • Gjenden shëndoshë e mirë, dy të rinjtë që u bllokuan nga bora Tiranë, 14 Mars NOA - Dy djemtë të cilët kërkuan ndihmë nga autoritetet pasi ishin bllokuar nga dëbora dhe u rrezikohej jeta, janë gjetur dhe ata janë shëndoshë e mirë, konfirmuan burime zyrtare nga ministria jonë e Brendshme.
  • Çelsi tremb Interin Londër, 14 Mars NOA - Ekipi anglez i Çelsit ka fituar me rezultatin e thellë 4 me 1 ndeshjen me West Ham e vlefshme për Kampionatin Anglez të Premier League.
  • Hajdutët fatkeqë, tentojnë të plaçkitin shtëpinë e agjentit, bllokohet njëri Treviglio, 14 Mars NOA - Ishte një tentativë për të plaçkitur një vilë në një provincë të Bergamos por, pronari ishte një agjent i policisë dhe ka arritur të kapë njërin prej tyre.
  • Britani, vjen makina me kafe Londër, 14 Mars NOA - Ka ardhur makina e parë e cila ecën falë kafes dhe kjo duket si diçka e pabesueshme por e realizuar në Britaninë e Madhe.Me sa duket prova për të është bërë tashmë pasi ajo ka përshkuar rrugën e cila të çon nga Londra në Manchester dhe kjo falë 11 filxhanëve me kafe të cilat
  • Leonardo i kënaqur për humbjen e Interit Milano, 14 Mars NOA - Tekniku i Milanit braziliani Leonardo duket se i është rikthyer buzëqeshja pas humbjes me Manchetser United dhe kjo si rrjedhojë e ndalesës së Interit në Kampionatin Italian e cila u mund nga Catania me rezultatin 3 me 1.
  • Indi, ndalohet dhënia e motorit topless Indi, 14 Mars NOA - Shteti Indian i Goa me sa duket po mendon për vënien e rregullave të reja për turistët dhe vendasit të cilëve tashmë do tu ndalohet dhënia e motorit me kostume banjosh dhe topless.
  • Në moshën 50 vjeçare, femrat kanë më shumë memorje se meshkujt Londër, 14 Mars NOA - Në moshën 50 vjeçare memoria e femrave është më e shpejtë dhe më efikase se sa ajo e meshkujve në po të njëjtën moshë.
  • Real, Kaka ndalohet nga dëmtimi Spanjë, 14 Mars NOA - Nuk kanë të mbaruar problemet për lojtarin brazilian të Reali të Madridit, Rikardo Kaka, ku pas vërshëllimave që mori nga tifozët gjatë ndeshjes zhgënjyese të tij në Ligën e Kampionëve me Loinin, tashmë ai do të mungojë në radhët e skuadrës dhe kjo vjen pasi ai ka pësuar një