English

Helmohet me ilaç miu çifti nga Korça

Korçë, 14 mars, NOA - Një 28 vjeçar dhe nje 34 vjeçare nga Maliqi i Korçës kanë tentuar të vrasin veten duke u helmuar me ilaç miu. Lajmi konfirmohet nga Policia e Korçës e cila sqaron dhe detajet e ngjarjes.

Sipas policisë, çifti që bashkëjetonte prej një viti ka vendosur të bëjë vetëvrasje duke pirë ilaç miu. Të helmuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës dhe janë në gjendje mjaft serioze për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar si provë materiale dy filxhan kafeje, ku ishte hedhur helmi vdekjeprurës.

Policia jep vetëm inicialet e personave, A.M i datëlindjes 1982 dhe shtetasja E.B 34 vjeç, lindur në Grabovicë-Pogradec dhe banuese në fshatin Maliq-Korçë.

"Nga deklarimet e mara të familjarëve, rezulton se këta shtetas në momentin që janë ndihmuar nga familjarët janë shprehur se kanë pirë ilaç miu, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes u morën dhe sekuestruan dy filxhanë kafeje me mbetje kafe me erë të rëndë", thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

m.xh/NOA

KOMENTE