English

Leonardo i kënaqur për humbjen e Interit

Milano, 14 Mars NOA - Tekniku i Milanit braziliani Leonardo duket se i është rikthyer buzëqeshja pas humbjes me Manchetser United dhe kjo si rrjedhojë e ndalesës së Interit në Kampionatin Italian e cila u mund nga Catania me rezultatin 3 me 1."Është mirë të jemi pranë Interit, megjithatë kjo ndalesë e zikaltërve nuk do të jetë vendimtare në fitimin e kampionatit", - deklaroi Leonardo i cili kërkon që ekipi i tij të qëndrojë sa më pranë Interit.

Tashmë për ekipin e Milanit, Seria A mbetet i vetmi trofe për të cilin ata mund të garojnë dhe Leonardo në ndeshjen e ardhshme të ekipit të tij me Chievon, kërkon të arrijë fitoren, gjë që do ta çonte skuadrën e tij në vetëm një pikë më pak se Inter.

Krahas saj tekniku kuq e zi ka pranuar se Inter mbetet ekipi më i fortë në Seria A dhe për të kjo humbje që ata pësuan nuk do të ndikojë në vazhdimësinë e kampionatit.

r.b/NOA

KOMENTE