English

Mbërrin Angel, hunda spiune që zbulon nëse je dehur

Tiranë, 14 Mars NOA - Mbërrin Angel, hunda spiune anti-dehje në drejtimin e makinës: kur shoferi është i pirë ajo ngadalëson ose ndalon makinën.

Bëhet fjalë për një pajisje që falë tre sensorëve monitorojnë çdo 10 sekonda, përmbajtjen e alkoolit të shoferit.

Është një shpikje italiane që do të prezantohet në panairin e ardhshëm në Shangai të Kinës, së bashku me 264 shpikje të tjera po italiane, të gjitha këto, të përzgjedhura nga mbi 25 mijë shpikje të cilat ishin prezantuar kohët e fundit nga e gjithë Italia.

e.r/NOA

KOMENTE