English

Real, Kaka ndalohet nga dëmtimi

Spanjë, 14 Mars NOA - Nuk kanë të mbaruar problemet për lojtarin brazilian të Reali të Madridit, Rikardo Kaka, ku pas vërshëllimave që mori nga tifozët gjatë ndeshjes zhgënjyese të tij në Ligën e Kampionëve me Loinin, tashmë ai do të mungojë në radhët e skuadrës dhe kjo vjen pasi ai ka pësuar një dëmtim tjetër në këmbën e tij të djathtë.Pikërisht për këtë arsye braziliani nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës së ekipit të tij në sfidën me Valladolid.

Një mungesë e rëndësishme kjo për Pelleginin, i cili do të bëjë në këtë ndeshje pa shërbimet e ish lojtarit të Milanit.

Kaka nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij dhe ai për këtë gjë është shprehur se tashmë po bën dhe një stërvitje ekstra, e cila do ta ndihmojë atë për mos të dhënë më prova zhgënjyese në drejtim të tifozëve të skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE