Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shiten për 1.450 euro, shishe me shpirtrat e mbyllura të dy fantazmave
English

Shiten për 1.450 euro, shishe me shpirtrat e mbyllura të dy fantazmave

Tiranë, 14 Mars NOA - Një lajm i pazakontë ka tronditur publikun në Zelandën e Re. Dy shishe qelqi që përmbajnë shpirtrat e të vdekurve janë shitur në ankand në Zelandën e Re për 1.450 euro.

"Fantazmat" që i përkasin një burri dhe një vajze, janë ofruar për shitje në ankand online në faqen e internetit TradeMe nga Avie Woodbury, një grua që banon në Christchurch.

Ajo pretendon se i ka kapur fantazmat në shtëpinë e saj me ndihmën e një ekzorcisti, i cili i ka futur ato në shishe duke i mbyllur me tapa të lagur me ujë të shenjtë, një pajisje që shërben ''për të larguar energjinë e tyre".

''Shpirtrat, sipas saj,të mbyllura në shishe janë në gjumë, por në qoftë se pronari i ri do të mund të zgjojë duke e derdhur përmbajtjen e shishes në një shtëpi. Në këtë mënyrë fantazmat do të rifitojnë energjinë dhe do të lëvizin në shtëpinë e re", - ka deklaruar Avie Woodbury.

Gruaja ka vendosur të heqë qafe "dy mysafirët"sepse ishte e lodhur duke jetuar lodhur me ta.

"Ajo thotë se shpirtrat i takojnë një burri të moshuar i cili ka jetuar në atë shtëpi në vitet 1920 dhe të një vajze "shumë inatçie. Pas ekzorcizmit (largimi i shpirtit të keq) në korrik, në shtëpi nuk ka më aktivitet të keq në shtëpi, siguroi ajo", citon një zyrtar i ankandit.

Ankandi tërhoqi më shumë se 214 mijë vizitorë, si dhe dhjetëra kërkesa për sqarim, para caktimit të ofertës më të lartë, i cili kërkoi të mbetet anonim.

"Të ardhurat e shitjes do të shkojnë në ndihmë të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve", - tha Avie Woodbury.

a.k/NOA

KOMENTE