Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhje sërish në Gjilan, kush fiton: Mustafa apo Rexhepi?
English

Zgjedhje sërish në Gjilan, kush fiton: Mustafa apo Rexhepi?

Gjilan, 14 Mars NOA - Në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në Gjilan ka filluar edhe një herë procesi i votimit për kryetar të komunës ku rivalët janë Qemajl Mustafa - kryetar i tashëm i komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i thanë agjencisë së lajmeve NOA se "të drejtë vote, kanë 87 430 qytetarë gjithsej, të cilët kanë mundësi të votojnë në 31 qendra votimi dhe përkatësisht në 127 vendvotime".

Procesi zgjedhor në komunën e Gjilanit po mbikëqyret nga 1,587 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë.

Me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rritjen e masave të sigurisë në ditën e zgjedhjeve, Policia e Kosovës ka nisur të ekzekutojë një plan operativ për të mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë në Gjilan.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka marrë masa të shumta për sigurinë e procesit zgjedhor, ndaj qendrat e vendvotimeve sigurohen nga rre 450 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia do të ofrojë siguri në perimetrin e jashtëm - në vendet ku ushtrohet e drejta e votimit dhe se terreni jashtë qendrave të votimit të jetë i mbuluar me zyrtarë policorë. ***

Qytetarët e Gjilanit dalin sot, për herë të tretë te kutitë e votimeve, për të vendosur se kush do t'i prijë Komunës së tyre gjatë katër viteve të ardhshme.

Por procesi për zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të përfundojë me përfundimin e zgjedhjeve për kryetar komune në Gjilan. Pas vdekjes së kryetarit të komunës së Istogut, presidenti i Kosovës ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këtë komunë më 11 prill, ndërsa më 20 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit. a.b/NOA

KOMENTE