Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 në 4 gjermanë, e qan me lot kohën e Murit
English

1 në 4 gjermanë, e qan me lot kohën e Murit

Berlin, 15 mars, NOA - Një nostalgji e madhe për socializmin vihet re në rdhët e qytetarëve gjermanë, të cilët duket se janë prekur nga efektet e krizës ekonomike dhe paraqesin pakënaqësi ndaj kapitalizmit.

Këtë e pohon një sondazh i organizuar nga "Emnid", publikuar në "Bild", i cili shfaq dëshirën e shumë gjermanëve për t'u kthyer në kohën e Murit të Berlinit, duke pohuar konkretisht se 1 në 4 gjermanë e pohon këtë pa asnjë lloj ndroje.

Ndërsa 16 % e të pyeturve pohon se nuk ka shpresë se do të ndryshojë ndonjë gjë.

Sondazhi i "Emnid" tregon ndër të tjera se 80 % e gjermanëve të ish-Gjermanisë Lindore, do të dëshironin të jetonin në kohën kur mbroheshin nga shteti, edhe pse ishin më të varfër.

Ata madje e pohojnë me gojën e tyre se "e qajnë me lot" atë kohë.

Duket se kohët e vështira të krizës, i kanë bërë gjermanët të kuptojnë se thënia socialiste "kapitalizmi është i egër", duket se ka diçka të vërtetë brenda saj.

n.e/NOA

KOMENTE