Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 15 Mars 2010

  • Prishtina dhe Shkupi diskutojnë detajet e lidhjeve mes dy vendeve Ministrat Hyseni dhe Miloshoski vlerësuan lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë Prishtinë, 15 mars NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur sot, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio MiloÅ¡oski, i cili po zhvillon vizitë njëditore në Prishtinë
  • Hapet ambasada maqedone në Prishtinë, reagimet politike Prishtinë, 15 mars NOA Update - Ministri i Punëve të Jashtme maqedonase Antonio Miloshoski dhe homologu i tij kosovar Skënder Hyseni hapën sot zyrtarisht Ambasadën e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) në Prishtinë, pak ditë pasi atje ka nisur puna.
  • Grabitet një dyqan argjendarie në Pogradec, zhduken autorët Pogradec, 15 Mars NOA - Një dyqan argjendarie është grabitur sot nga persona ende të panjohur. Burimet lokale thanë se denoncimi është bërë nga një grua, bashkëpronare e dyqanit të sendeve të çmuara që gjendet në lagjen nr 4 të qytetit buzë liqenit.
  • Diplomohen studentët e parë të Masterit të Turizmit Tiranë, 15 mars NOA - U diplomuan dje studentët e parë të Masterit për Turizmin, zhvilluar pranë Universitetit Europian për Turizmit në Tiranë (EUFT).
  • Shtëpia e Bardhë ashpërson kritikat ndaj Izraelit Uashington, 15 Mars NOA - Planet e Izraelit për të ndërtuar 1600 shtëpi të reja në një vendbanim hebrej në Jerusalemin lindor janë "shpërqëndruese", deklaroi David Akselrod, këshilltari kryesor politik i presidentit Obama.
  • "Bashkimi për Mesdheun" - Alternativat dhe mundësitë e Shqipërisë Mbahet Forumi i Politikave të Integrimit Europian: Ministri i Jashtëm përmendi dy dimensionet e procesit të Bashkimit për Mesdheun: dimensioni parlamentar përmes Asamblesë dhe dimensioni kulturor që përfaqësohet përmes rrjetit të organizatave Anna Lindit e cila përbehet nga 900 organizata të vendeve
  • SHBA-Rusi, Klinton në Moskë Moskë, 15 mars, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, planifikon të vizitojë Moskën gjatë kësaj jave, ku parashikohet që atje të takohet me partnerët ndërkombëtarë për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
  • OSBE: Ndërhyjmë për zgjidhjen e krizës, nëse e kërkon pala shqiptare Tiranë, 15 Mars NOA Update - I Dërguari i Posaçëm i Kryetarit të Radhës të OSBE-së, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Konstantin Zhigalov pohoi sot angazhimin e institucionit që përfaqëson për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, në rast se një gjë e tillë
  • Djemtë që u shpëtuan nga bora, nën kujdesin e mjekëve maqedonas Shkup, 15 Mars NOA - Dy djemtë shqiptarë, të shpëtuar në Korab, janë shtruar në spitalin e Dibrës për kujdes mjekësor. Emigrantët e paligjshëm, u shpëtuan nga policia maqedonase pasi ishin bllokuar nga bora e madhe në malin Korab.
  • David Bekam, a do luajë sërish? Helsinki, 15 mars, NOA - Përfundimi në një operacion në Finlandë pas dëmtimit në ndeshjen Milan-Kievo i lojtarit të njohur, David Bekam, ka nisur të hedhë në qarkullim diskutimet rreth binishit të karrierës së tij sportive.
  • Hapet ambasada maqedonase në Prishtinë Prishtinë, 15 mars, NOA - Më në fund, Kosova dhe Maqedonia edhe zyrtarisht kanë ngritur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadash, duke shënuar hapjen e ambasadës maqedonase në Prishtinë.
  • Ndryshimet në ligjin për SHISH, opozitës i jepet shansi i fundit Tiranë, 15 Mars NOA - Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur sonte se i jep një shans të fundit për nesër opozitës që të ofrojë pretendimet e saj mbi ligjin e ri për SHISH.
  • I dërguari i OSBE: Përpiquni fort që të kaloni ngërçin politik Konstantin Zhigalov, i Dërguari i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së bën thirrje për përpjekje më të mëdha për kapërcimin e ngërçit politik Tiranë, 15 mars 2010 - Kapërcimi i ngërçit politik është thelbësor që Shqipëria të vijojë të bëjë progres në zbatimin e axhendës ambicioze të reformave
  • Dell: Të mos pritet gjithçka nga të huajt Prishtinë, 15 mars, NOA - Korrupsioni duhet të luftohet nga vetë kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Një apel të tillë palës kosovare ia ka bërë sot vetë ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, një ditë pasi institucionet u kritikuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit
  • 1 në 4 gjermanë, e qan me lot kohën e Murit Berlin, 15 mars, NOA - Një nostalgji e madhe për socializmin vihet re në rdhët e qytetarëve gjermanë, të cilët duket se janë prekur nga efektet e krizës ekonomike dhe paraqesin pakënaqësi ndaj kapitalizmit.
  • OSBE: PS bëri mirë që hyri në Kuvend Tiranë, 15 mars, NOA - Partia Socialiste bëri shumë mirë që i futi deputetët e saj në Kuvend, por edhe që paraqiti propozimin për zgjidhjen e krizës me anë të iniciativave ligjore brenda tij.
  • Prifti: Qeveria do mbrojë konsumatorin Tiranë, 15 mars, NOA - "Është një detyrë shumë e vështirë, por Shqipëria ka një sistem të mbrojtjes së konsumatorëve, deri diku efiçent dhe qeveria është duke punuar për ta përsosur këtë sistem dhe të gjitha hallkat e tij".
  • Alibali: Qeveria, grup pune për minatorët Tiranë, 15 mars, NOA - Qeveria ka ngritur një grup pune me qëllimin e studimit të mundësive për realizimin konkret të statusit të Minatorit, në përputhje me urdhrin e dhënë nga kryeministri Berisha zgjidhjen sa më parë të kësaj çështje.
  • OSBE përgëzon Berishën për reformat Tiranë, 15 mars, NOA - I dërguari special i kryetarit në Detyrë të OSBE-së, Konstantin Zhigalov, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Berisha, i ka shprehur këtij të fundit vlerësimet për arritjet në reformat dhe zhvillimin e madh të vendit tonë në të gjitha fushat.
  • Berisha: Rrugët dhe uji, prioritet Tiranë, 15 mars, NOA - Qeveria shqiptare ka përcaktuar si përparësi të saj faktin se nuk do të prekë investimet në infrastrukturë, ato në moshën dixhitale dhe tek burimet njerëzore, ndërsa rrogat dhe pensionet do të rriten siç kanë qenë të parashikuara.
  • Formular për ankesat ndaj administratës Tiranë, 15 mars, NOA / Rajmonda Lajthia - Një formular tip do të shërbejë që të paraqisni ankesën tuaj ndaj administratës publike, por edhe ndaj shërbimit që ju ka ofruar një kompani private.
  • Celulari i katërt hyn në treg në muajin qershor Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 15 mars, NOA - Licenca e katërt celulare, e cila u mor nga një grup biznesmenësh shqiptarë, do të dalë në treg në muajin qershor të këtij viti.
  • Hashim Thaçi: Vizita e Metës në Beograd, lehtëson njohjen e Kosovës Prizren, 15 mars - Gjatë vizitës së tij në Prizren, më 13.03.2010, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga një gazetar i televizionit lokal, TV Prizreni, rreth opinionit të tij dhe të Qeverisë për vizitën e Zv.
  • "Ballkani të hyjë në BE që Evropa të jetë e plotë" Ljubjanë, 15 Mars NOA - Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tirk deklaroi sot se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian që Evropa të jetë e plotë.
  • La Liga, Barça dhe Real vazhdojnë të kryesojnë Spanjë , 15 Mars NOA - Është një luftim midis dy gjigantesh ai në Kampionatin Spanjoll të La Ligës ku në kryesim të tij, vazhdojnë të jenë Reali i Madridit dhe Barcelona.
  • Meta shpjegon qëndrimin e tij dhe të Beogradit për pavarësinë e Kosovës Tiranë, 15 Mars NOA - Qëndrimet e Shqipërisë dhe Serbisë për shpalljen e pavarësisë, janë dhe mbeten të ndryshme dhe nuk u eliminuan as gjatë kësaj vizite.
  • Meta: Majko nuk njeh as politikën e jashtme dhe as konceptet e saj Tiranë, 15 Mars NOA - Ish-kryeministri Pandeli Majko as që e njeh politikën e jashtme dhe konceptet e saj, ndaj të flasësh për kritikat që ai bën mbi lëvizjet diplomatike të ministrisë së Jashtme është diçka e pavlerë.
  • Juventus, Maninger jashtë për 20 ditë Torino, 15 Mars NOA - Një tjetër problem vjen në radhët e ekipit të Juventusit, ku këtë herë krahas Bufon i cili po vuan një dëmtim, janë shfaqur probleme fizike dhe për portierin tjetër Alex Maninger.
  • Të fundit e sfidës Inter - Çelsi Angli, 15 Mars NOA - Jemi në prag të sfidës së Ligës së Kampionëve asaj ndarjet Çelsit dhe Interit dhe tashmë dy trajnerët respektivë të skuadrave janë duke menduar për lëvizjet e fundit në formacionet e skuadrave të tyre.
  • Fiton Milan, rihapet Seria A Milano, 15 Mars NOA - Ekipi kuq e zi i Milanit ka arritur të fitojë në sfidën e djeshme përballë Chievos me rezultatin 1 me 0 duke marrë një trepikësh tepër të rëndësishëm.
  • Minatorët: Qeveria mashtron kur thotë se ka ngritur grup pune për statusin Tiranë, 15 mars NOA/ Blerina Ahmetaj - Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së Gërdecit, minatorët kanë vijuar sërish protestat e tyre kundër qeverisë.
  • Aksident me vdekje te "Brryli", zhduket drejtuesi i motorit Tiranë, 15 Mars NOA - Një burrë i moshuar ka gjetur vdekjen pasi u përfshi në një aksident i cili ndodhi mesditën e sotme në kryeqytet. Viktima është Nehxmedin Dynjaja, 72 vjeçar, banor i Tiranës.
  • David Beckham nuk do marrë pjesë në Kampionatin Botëror Milano, 15 Mars NOA - David Beckham ka lënë sot hotelin e tij, ku më pas ai do të niset për në Helsinki për të operuar pas pak orësh këmbën e dëmtuar mbrëmë gjatë lojës kundër Chievos.
  • Tragjedia e Gërdecit, opozita: Jemi te krateri i dhimbjes dhe i akuzës Tiranë, 15 Mars NOA - I plotë/ - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deputetë të Tiranës dhe Durrësit, si dhe përfaqësues të tjerë socialistë kanë vizituar sot kraterin e Gërdecit në kujtim të 2 vjetorit të tragjedisë.
  • Përdor "motrën binjake" maqedone, kalon për në Itali me pasaportën e saj Durrës, 15 Mars NOA - Ngjashmëria fizike që kishte me një të re maqedonase, është shfrytëzuar nga një vajzë 27 vjeçare kuksiane e cila ka marrë pasaportën e saj dhe ka tentuar të shkojë në Itali përmes Portit Detar të Durrësit, ku është zbuluar dhe ka përfunduar në shoqërim policor.
  • Kapet Shurdhi në "Çlirim" të Lushnjës, plagosi qytetarin me pistoletë Lushnjë, 15 Mars NOA - Një 37-vjeçar nga Lushnja është arrestuar sot pasi kishte plagosur me armë zjarri tip pistoletë një qytetar vendas, nën motive të dobëta.
  • Vihet në pranga një gazetare në Durrës, akuzohet për mashtrime në seri Durrës, 15 Mars NOA - Një gazetare është ndaluar sot nga policia e Durrësit pasi akuzohet për mashtrime në seri, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Vendosi vula false në pasaportë, kapet pasi e riatdhesoi policia italiane Durrës, 15 Mars NOA - Për të udhëtuar në drejtim të Italisë ka gjetur si zgjidhje falsifikimin ndaj ka vendosur ca vula në pasaportën e tij dhe ka kaluar lirisht portin e Durrësit por me të mbërritur në Itali është pikasur nga pala fqinje që kërkoi ta riatdhesojë si falsifikator.
  • Ambasadori austriak: Politikanët mos tregojnë papjekuri Intervistë e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Florian Raunig. Flet për marrëdhëniet midis Austrisë dhe Shqipërisë duke theksuar se nuk ka asnjë çështje të hapur.
  • Tony Banbury: Haiti, sfidë e madhe Porto Prince, 15 mars, NOA - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, po bën një vizitë tjetër në Haiti, e dyta që kur një tërmet i fuqishëm goditi këtë vend dy muaj më parë.
  • Dokle: Gërdeci, krateri i akuzës e dhimbjes Gërdec, 15 mars, NOA Update - Krateri që shpërtheu dy vjet më parë në Gërdec, është krateri i dhimbjes dhe i akuzës, pasi aty u prehën shpresat e nënave dhe fëmijëve për një jetë më të mirë dhe kjo dhimbje nuk mund të harrohet nga të gjithë shqiptarët.
  • Socialistët mbërrijnë në Gërdec Gërdec, 15 mars, NOA Update - Ashtu siç bënë edhe një vit më parë në ceremoninë përkujtimore për nder të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, edhe këtë vit në të njëjtën datë, socialistët e përfaqësuar nga kryetari i tyre Edi Rama, kanë mbërritur në Gërdec për të kryer homazhe dhe përkujtuar tragjedinë
  • SHBA kundër BE për Maqedoninë Uashington, 15 mars, NOA - Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me raport kritik dhe më të ashpër për Maqedoninë, ndryshe nga raporti i Bashkimit Evropian i tetorit të vitit të kaluar, kur u përfitua edhe rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në.
  • Kampionati anglez, kryeson Çelsi Londër, 15 mars, NOA - Kampionati anglez i futbollit, ka në krye të tij aktualisht ekipin e Çelsit, i cili ka arritur të lërë pas skuadrat më në zë angleze që luajnë në kuadrin e tij.
  • Ligjet shqyrtojnë nismat e PS-së Tiranë, 15 mars, NOA - Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese pritet që të rimarrë sot në shqyrtim nismat e Partisë Socialiste për hetimin parlamentar të procesit zgjedhor të 28 qershorit.
  • Shtohen denoncimet për Ufo Romë, 15 mars, NOA - Denoncimet nga ana e qytetarëve për praninë e Ufo-ve në hapësirë duket se janë shtuar shumë gjatë vitit të kaluar. Një fakt i tillë pohohet nga Aeronautika ushtarake Italiane, sipas të cilës në vitin 2009 ka patur 12 sinjalizime për Ufo, nga 9 të tilla vetëm në vitin
  • SHBA: Planet izraelite na fyen Uashington, 15 mars, NOA - Shpallja e planeve izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në lagjen hebreje në Jerusalemin Lindor, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si "destruktiv" për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
  • Stenda shqiptare në Panairin e Turizmit Berlin, 15 mars, NOA - Vitet e mëparshme stenda shqiptare në panairin e turizmit në Berlin ishte e ngarkuar më shumë simbolikë. Sivjet Agjencia Kombëtare e Turizmit iu përshtat kërkesës së biznesmenëve pavion më i thjeshtë, por funksional.
  • Vodhën magazinën, identifikohen Korçë, 15 mars, NOA - Një elektromotor, një bango pune, një aks plani, një frezë dore dhe dy transformatorë, ka qenë bilanci i vjedhjes së kryer në një magazinë në Maliq të Korçës, për të cilën pronari i saj me inicialet H.
  • Homazhet, sot 2 vjet nga tragjedia e Gërdecit Gërdec, 15 mars, NOA - Sot mbushen 2 vjet nga tragjedia e shpërthimit të një depo demontimi armësh në fshatin Gërdec, në të cilën vdiqën 26 persona dhe u lënduan gati 300 të tjerë.
  • Gjendet i mbytur fëmija 2-vjeçar i zhdukur Tiranë, 15 mars, NOA - Eshtë gjetur i mbytur trupi i fëmijës 2-vjeçar, i cili u raportua si i zhdukur ditën e djeshme nga prindërit e tij në Babrru të Tiranës.
  • Rajonalet në Francë, humb Sarkozi Paris, 15 mars, NOA - Ashtu siç edhe ishte parashikuar, falë rënies së numrit të mbështetësve të presidentit francez, Nikolas Sarkozi, zgjedhjet e fundit rajonale në Francë shënuan një humbje të kampit të tij politik.
  • Raundi i tretë në Gjilan, fiton PDK-ja Gjilan, 15 mars, NOA - Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme.