Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
David Beckham nuk do marrë pjesë në Kampionatin Botëror
English

David Beckham nuk do marrë pjesë në Kampionatin Botëror

Milano, 15 Mars NOA - David Beckham ka lënë sot hotelin e tij, ku më pas ai do të niset për në Helsinki për të operuar pas pak orësh këmbën e dëmtuar mbrëmë gjatë lojës kundër Chievos.

Futbollisti anglez i është shmangur pyetjeve të gazetarëve, të cilët ishin duke pritur jashtë hotelit ku strehohej gjatë qëndrimit në Milano.

Mjeku i tij bën të ditur për mediat se Beckham do të humbasë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, për shkak të dëmtimit të gilcës në këmbën e tij të majtë në minuta e fundit të ndeshjes me Chievo.

"Mesfushori anglez , - tha profesor Sakari Orava, ka nevojë për tre muaj pushim për t'iu kthyer sërish futbollit. Madje, për një performancë optimale, ndoshta do t'i duhet dhe një muaj tjetër.

a.k/NOA

KOMENTE