English

Dell: Të mos pritet gjithçka nga të huajt

Prishtinë, 15 mars, NOA - Korrupsioni duhet të luftohet nga vetë kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Një apel të tillë palës kosovare ia ka bërë sot vetë ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, një ditë pasi institucionet u kritikuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për mosluftimin e korrupsionit. "Kjo s'do të shkojë gjatë. Nëse ju vareni në ne, që ne të bëjmë atë thirrje, kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit", ka thënë Dell me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik.

Sipas tij, duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që besimi i qytetarëve në këtë sistem të rritet. Më tej, Dell ka shtuar se qarku duhet të pritet në fillim, jo nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë populli i Kosovës. Kjo, sipas tij, bëhet duke kërkuar drejtësi për veten dhe përgjegjësi nga liderët.

n.e/NOA

KOMENTE