Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomohen studentët e parë të Masterit të Turizmit
English

Diplomohen studentët e parë të Masterit të Turizmit

Tiranë, 15 mars NOA - U diplomuan dje studentët e parë të Masterit për Turizmin, zhvilluar pranë Universitetit Europian për Turizmit në Tiranë (EUFT). Ceremonia e dhënies së diplomave të Masterit të Nivelit të Parë në Turizëm, u krye në ambientet e këtij universiteti, i cili operon prej dy vitesh në vendin tonë.

Fjoralba Cena, Enea Kapurani, Albana Çule, Ilir Hasa, Andrea Stefani, Elirjana Sina, janë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në degë të ndryshme, si Turizëm dhe Kulturë Ndërkombëtare, Ekonomik, Transaksione Ndërkombëtare, Anglisht, Histori-Gjeografi, por që zgjodhën të ishin pjesë e studimeve të këtij masteri, për shkak të perspektivave që shtrohen në këtë fushë në vendin tonë.

"Jemi optimistë për studimet e masterit që sapo mbaruam. Uroj që në profesionin që kam t'i aplikoj sa më shpejt njohuritë e marra", - tha me këtë rast Enea Kapurani, i cili shtoi se uron që njerëzit të ndërgjegjësohen sa më shumë për rëndësinë që ka turizmi.

Sipas Prof. Dr Salvatore Messina, rektor i EUFT-së, për turizmin e qëndrueshëm nuk nevojiten vetëm paratë, por edhe burimet e duhura njerëzore, për të cilat po investon ky universitet, i vetmi i llojit të tij në vendin tonë.

"Shqipërisë i duhen çdo vit të paktën 3 mijë specialistë të kësaj fushe, ndërsa turizmi është një nga sektorët që nuk e njeh krizën ekonomike", vë në dukje dr. Messina.

Këtu ai thekson se vendi ynë ka thesare të shumta kombëtare, me vlera të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme, që ndikojnë për thithjen e turistëve.

EUFT, i vetmi i këtij lloji në Ballkan dhe Mesdhè, është universiteti i parë shqiptar që ka arritur të çelë filiale të tij jashtë vendit.

Një degë e EUFT është çelur në Paestum të Italisë, që është një zonë e njohur turistike dhe antike si dhe një e dytë në zonën antike të Torre del Greco.

Regjistrimet për Masterin e Nivelit të Parë vazhdojnë ende pranë ambienteve të këtij universiteti. EUFT po bashkëpunon gjithashtu me qarkun e Lezhës për një master-plan që synon të jetë model në vendin tonë, sa i përket zhvillimit të turizmit.

Prof. Dr. Salvatore Messina, lajmëroi se së shpejti do të ketë raporte shumë premtuese, në lidhje me situatën e dy laboratorëve të ngritur nga ky universitet, përkatësisht ai i Arkeologjisë në Fier dhe ai i Pasurisë Natyrore në Divjakë të Lushnjes.

e.r/NOA

KOMENTE