Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Gërdeci, krateri i akuzës e dhimbjes
English

Dokle: Gërdeci, krateri i akuzës e dhimbjes

Gërdec, 15 mars, NOA Update - Krateri që shpërtheu dy vjet më parë në Gërdec, është krateri i dhimbjes dhe i akuzës, pasi aty u prehën shpresat e nënave dhe fëmijëve për një jetë më të mirë dhe kjo dhimbje nuk mund të harrohet nga të gjithë shqiptarët.

Këtë mesazh e ka dhënë nga Gërdeci deputeti Namik Dokle, ku ka qenë për të kryer homazhe, bashkë me deputetë të tjerë socialistë dhe vetë kreun e PS-së Edi Rama.

Sipas tij, "është e dhimbshme të kujtosh se një ditë pas Ditës së Verës, kur kanë festuar të gjithë shqiptarët, kemi një ditë përkujtimi për dhjetëra vdekje".

"Ky krater është një akuzë për ata politikanë që e sajuan këtë fabrikë dhe vazhdojnë karrierën e tyre politike pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë", akuzoi ai më pas klasën politike për tragjedinë e ndodhur dy vjet më parë, pikërisht më 15 mars 2008 në fshatin e Gërdecit, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

"Ne u japim fjalën familjarëve të Gërdecit që asnjëherë nuk do të ndalojmë së kërkuari të drejtën e tyre", e përfundoi prononcimin e tij deputeti Dokle.

n.e/NOA

KOMENTE