Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet ambasada maqedone në Prishtinë, reagimet politike
English

Hapet ambasada maqedone në Prishtinë, reagimet politike

Prishtinë, 15 mars NOA Update - Ministri i Punëve të Jashtme maqedonase Antonio Miloshoski dhe homologu i tij kosovar Skënder Hyseni hapën sot zyrtarisht Ambasadën e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) në Prishtinë, pak ditë pasi atje ka nisur puna.

Sot, me hapjen e Ambasadës dhe me ngritjen e flamurit të Maqedonisë në Prishtinë shënohet një faqe e re e marrëdhënieve bilaterale", - tha në ceremoni, z. Miloshoski.

"Në korniza evropiane dhe botërore ne jemi shtete të vogla, - vijoi Miloshoski, - por mendojmë se kemi rastin e mirë që të tregojmë se si të bashkëpunojmë së bashku në emër të paqes rajonale, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik", nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Sipas Miloshoskit, çdo sukses në planin ndërkombëtar dhe në atë ekonomik, sipas tij, është sukses edhe për Republikën e Maqedonisë dhe kjo i rrit potencialet e bashkëpunimit të përbashkët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë theksoi se mbetet si detyrim që politikanët me projekte konkrete dhe më të suksesshme ta pasurojnë komunikimin ekonomik resor midis të dy vendeve.

Kurse Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp tha se ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe se në mënyrë sistematike do të punojnë në identifikimin e problemeve në sferat ku të dy shtetet do të kenë beneficione të caktuara.

"Është me shumë rëndësi që të dy shtetet të vazhdojnë me dërgimin e rekomandimeve pozitive si shenjë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit", theksoi Hyseni, duke shprehur falënderim për përkrahjen që Maqedonia ia jep Kosovës për heqjen e vizave që maqedonasve iu realizua 19 dhjetorin e kaluar.

e.r/NOA

KOMENTE