English

Juventus, Maninger jashtë për 20 ditë

Torino, 15 Mars NOA - Një tjetër problem vjen në radhët e ekipit të Juventusit, ku këtë herë krahas Bufon i cili po vuan një dëmtim, janë shfaqur probleme fizike dhe për portierin tjetër Alex Maninger.

Portieri austriak nuk ishte prezent në sfidën e ekipit të tij këtë fundjavë me Sienën dhe pritet që për arsye të këtij dëmtimi të mungojë për bardhë e zinjtë dhe për një periudhë kohore nga 15 deri në 20 ditë.

Një tjetër lojtar i cili është i dëmtuar në radhët e skuadrës së Zakeronit është dhe Caseres i cili tashmë do të shkojë në Barcelonë për tu vizituar tek stafi mjekësor i kësaj skuadre, e cila zotëron dhe kartoni e lojtarit.

r.b/NOA

KOMENTE