Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët: Qeveria mashtron kur thotë se ka ngritur grup pune për statusin
English

Minatorët: Qeveria mashtron kur thotë se ka ngritur grup pune për statusin

Tiranë, 15 mars NOA/ Blerina Ahmetaj - Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së Gërdecit, minatorët kanë vijuar sërish protestat e tyre kundër qeverisë. Në një tubim para kryeministrisë, dhjetëra minatorë me pankarta në duar i kanë kërkuar kryeministrit Sali Berisha të mos gënjejë për ngritjen e grupit të statusit por të ulet në bisedime me ta.

Sipas kryetarit të sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, deklaratat e deritanishme se është ngritur grupi i punës për hartimin e statusit të tyre, janë vetëm mashtrime.

"Kemi dëgjuar dhe lexuar në media për deklaratat e ministrisë së Energjetikës, por ne nuk dimë asgjë. Në qoftë se ka një grup pune të ngritur për statusin e minatorit, si ka mundësi që ne nuk jemi thirrur në tryezë. Mbi ç'baza do të hartohet projektligji për statusin, kur ne kemi dërguar të gjitha aktet e nevojshme, i kemi paraprirë gjithçka kërkon miratimi i një projektligji? Ne mendojmë se e gjithë kjo është një demagogji dhe një taktikë për të na larguar ne nga protestat", - tha Xibri.

Si në çdo protestë të minatorëve, edhe gjatë ditës së sotme, policia ka rrethuar kryeministrinë me mjete dhe efektiva në gjendje gatishmërie për çdo rast.

Ndërsa minatorët nga ana e tyre, me kapelet karakteristike të profesionit, janë ulur përtokë, në pritje të një sinjali pozitiv nga kryeministria.

Por deri në orën 13.00, kur ishte lëshuar dhe leja nga ana e policisë së Tiranës, asnjë zhvillim pozitiv apo negative nuk ka pasur.

Minatorët janë shprehur të vendosur për të mos respektuar asnjë orar nga ana e policisë deri sa qeveria të reagojë ndaj kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve u shpreh sot, se në protestat e ardhshme nuk do të kërkohet fare leja nga policia, por protestat do të zhvillohen në orare dhe vende ku do të vendosë sindikata dhe jo policia.

Ministria e ekonomisë deklaroi javën e shkuar se ka ngritur një grup pune për të hartuar një studim mbi mundësinë konkrete për realizimin e statusit të minatorit.

Grupi është ngritur me urdhër të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, në bazë të urdhrit të Kryeministrit lëshuar më 5 shkurt të këtij viti dhe do të kryesohet nga zv.ministri Neritan Alibali.

Ky grup pune, deri më 5 prill, do të hartojë studimin mbi mundësitë konkrete për realizimin e statusit të minatorit, si dhe t'i paraqesë Kryeministrit propozimet për këto mundësi, së bashku me aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore lidhur me statusin e minatorit.

b.a/NOA

KOMENTE