Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE përgëzon Berishën për reformat
English

OSBE përgëzon Berishën për reformat

Tiranë, 15 mars, NOA - I dërguari special i kryetarit në Detyrë të OSBE-së, Konstantin Zhigalov, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Berisha, i ka shprehur këtij të fundit vlerësimet për arritjet në reformat dhe zhvillimin e madh të vendit tonë në të gjitha fushat.

Më tej, përfaqësuesi i lartë i OSBE-së e ka përgëzuar kryeministrin Berisha edhe për arritjen e qëllimit madhor për Shqipërinë, anëtarësimin në NATO duke uruar sukses edhe në procesin e integrimit të saj në BE.

Lajmi bëhet me dijeni nga burime zyrtare të Kryeministrisë, të cilat shtojnë se në këtë takim, kryeministri Berisha e falënderoi Zhigalovin për ndihmën dhe mbështetjen që OSBE i ka dhënë Shqipërisë nëpër vite, veçanërisht në proceset e demokratizimit dhe të reformave zgjedhore, të cilat ai i cilësoi si një ndihmë e rëndësishme në rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Më pas, ai nënvizoi rëndësinë e arritjeve të standardeve më të larta në procesin zgjedhor, të cilat u konkretizuan në zgjedhjet e qershorit 2009, zgjedhje të çertifikuara këto edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndër të tjera, gjatë takimit, kryeministri bëri një përshkrim të situatës politike në vend duke vënë theksin tek propozimet për kompromis që mazhoranca i ka ofruar opozitës, të cilat përfshijnë hetimin dhe hapjen e kutive nga prokuroria mbi bazë të provave, shqyrtim bilateral të çdo çështje, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

b.e/NOA

KOMENTE