Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Qeveria do mbrojë konsumatorin
English

Prifti: Qeveria do mbrojë konsumatorin

Tiranë, 15 mars, NOA - "Është një detyrë shumë e vështirë, por Shqipëria ka një sistem të mbrojtjes së konsumatorëve, deri diku efiçent dhe qeveria është duke punuar për ta përsosur këtë sistem dhe të gjitha hallkat e tij".

Një deklaratë të tillë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, e ka bërë gjatë një aktiviteti me rastin e ditës së Mbrojtje së Konsumatorit.

Sipas tij, mbrojtja e konsumatorit është një çështje e një rëndësie të veçantë dhe rritja e nivelit të saj përbën një objektiv të qeverisë shqiptare.

"Qeveria është duke reformuar gjithë sistemin e inspektimit në vendin tonë. Në këtë reformë, ministrisë së Ekonomisë do t'i mbetet pjesa e mbikqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, kryesisht në aspektin teknik. Ndërsa, pjesa e mbrojtjes së konsumatorit, përsa i përket sigurisë ushqimore, do të jetë një përgjegjësi që do të mbulohet nga ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit", bëri me dije ministri Prifti.

n.e/NOA

KOMENTE