Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtohen denoncimet për Ufo
English

Shtohen denoncimet për Ufo

Romë, 15 mars, NOA - Denoncimet nga ana e qytetarëve për praninë e Ufo-ve në hapësirë duket se janë shtuar shumë gjatë vitit të kaluar.

Një fakt i tillë pohohet nga Aeronautika ushtarake Italiane, sipas të cilës në vitin 2009 ka patur 12 sinjalizime për Ufo, nga 9 të tilla vetëm në vitin 2008 dhe 3 në vitin 2007.

Megjithëse deklarojnë hapur se nuk mund të vënë dorën në zjarr se bëhet fjalë për ta, ushtarakët bëjnë me dijeni se ka patur fakte të çuditshme në hapësirë të cilat i kanë shtuar dyshimet e tyre për praninë e atyre që quhen "Ufo".

"Kështu ka qenë përshembull rasti i një sfere të ndritshme dhe me ngjyrë të kuqe, rreth 200-300 metra larg, të cilën disa qytetarë e vunë re në 25 janar, në qiellin e qytetit Tena në Trentino", thuhet në raportin e aeronautëve italianë.

Një dritë po kaq e ngjashme është vënë re edhe në Bolonja sipas raportimeve, më 6 mars 2009.

Ndërsa në Napoli, konkretisht në qytetin e Capodimontes, më 30 korrik u vu re një UFO me formë sferike në qiell, të cilës askush nuk dinte t'i jepte një shpjegim se çfarë ishte.

n.e/NOA

KOMENTE