Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tony Banbury: Haiti, sfidë e madhe
English

Tony Banbury: Haiti, sfidë e madhe

Porto Prince, 15 mars, NOA - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, po bën një vizitë tjetër në Haiti, e dyta që kur një tërmet i fuqishëm goditi këtë vend dy muaj më parë. Ai e ka përshkruar tashmë operacionin e ndihmës në Haiti si një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur organizata e tij. Rreth 200 mijë vetë gjetën vdekjen dhe mendohet se një milion të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.

Por çfarë është bërë në Haiti për t'i kapërcyer vështirësitë, ndërsa ende mijëra vetë mbeten pa strehë dhe stina e shirave po afrohet.

Ban premtoi që të punojë për ruajtjen e vazhdimësisë së dërgimit të fondeve për rimëkëmben dhe rindërtimin e Haitit.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë bamirëse dhe se rrallë në histori ka pasur një derdhje të tillë të mbështetjes dhe solidaritetit.

"Kërkesa jonë e përsëritur për ndihma prej 1,4 miliard dollarëshe ka marrë tani një financim në masën 49 përqind. Sfida jonë është që të ruajmë frymën e solidaritetit edhe gjatë konferencës së ardhshme të donatorëve dhe më tej", - tha Ban.

BBC pyeti zëvendës kreun e misionit të OKB-së në Haiti, Tony Banbury, pse nuk janë ngritur ende strehime të mjaftueshme për ata që kanë mbetur pa shtëpi. Strehimi është përparësia më e madhe tani dhe si OKB-ja ashtu edhe qeveria haitiane po punojnë shumë për ta arritur këtë.

Pse nuk keni arritur sukses?

- Ne kemi arritur të bëjmë shumë. Unë shkova me helikopter me komandantin e forcës amerikane për të parë pesë vende ku njerëzit kanë ngritur kampe strehimi vetë dhe ku nevoja është më e madhe sepse kampet janë më në rrezik nga shirat e pritshëm që mund t'i përmbysin. Janë rreth 250 mijë njerëz që jetojnë atje që duhet të zhvendosen. Qeveria ka identifikuar rreth tre javë më parë pesë territore ku ne mund t'i zhvendosim këta 250 mijë vetë.

Po pse është dashur një kohë kaq e gjatë. Dihej se qindra mijë vetë kishin nevojë për strehim dhe sigurisht që nuk duhen dy muaj që të gjesh një copë toke?

- Pjesa e tokës është identifikuar, por edhe në Britani apo në Shtetet e Bashkuara kur qeveria gjen një tokë për t'ia kaluar në përdorim një organizate ndërkombëtare, ndoshta do të duhen disa javë, por kjo nuk do të thotë që nuk është bërë punë ndërsa kjo ka ndodhur. Një nga zhgënjimet e mëdha për popullin haitian, që nuk kuptohet mirë, është se shumë gjëra që janë bërë nuk janë shumë të dukshme, dhe kur zgjidhet një problem, nuk është e dukshme, sepse kur një fëmijë dhe nëna e tij ushqehen, apo një familje futet në strehim. Ajo që mbetet e dukshme për popullin haitian, për Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë problemet që nuk janë zgjidhur, dhe ato janë të dukshme.

Pra, a mendoni se po të shihet periudha nga vizita e parë e zotit Ban dhe kjo vizitë e dytë, a do të kënaqet ai me përparimin?

- Ne duhet të kemi parasysh se ku ishim më 12 janar, madhësinë e sfidës para së cilës ndodheshim. OKB-ja asnjëherë nuk është përballur me një detyrë kaq të madhe dhe ne e bëmë këtë ndërsa selia e OKB-së ishte shkatërruar, ndërsa një qind punëtorë të OKB-së vdiqën, përfshirë edhe drejtuesin e misionit. E dyta, çfarë është arritur, asnjë nuk fle mbi dafina për më shumë se dy milion vetë që janë ushqyer rreth 400 mijë që i kemi strehuar apo masat e sigurisë që janë marrë. Por to janë fakte që ne i kemi arritur. Ne tani jemi përqendruar në boshllëqet që mbeten çfarë duhet të bëhet para se të vijnë shirat.

BBC

KOMENTE