English

Vodhën magazinën, identifikohen

Korçë, 15 mars, NOA - Një elektromotor, një bango pune, një aks plani, një frezë dore dhe dy transformatorë, ka qenë bilanci i vjedhjes së kryer në një magazinë në Maliq të Korçës, për të cilën pronari i saj me inicialet H.K ka kryer denoncimin në polici.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave me marrjen e këtij informacioni u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendin e ngjarjes ku u kryen veprimet e para procedurale.

Prej tyre, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj vepre penale të cilët janë ata me inicialet M.P dhe K.Xh., që të dy banues në Korçë, të cilët u shpallën në kërkim dhe vazhdon puna për kapjen e tyre.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes me thyerje", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE