English

Ashton në Gaza, Hamasi sulmon me raketë

Gaza, 18 mars, NOA - Vizita e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, në Lindje e Mesme nuk i ka ulur aspak tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve. Sipas agjencive të lajmeve ndërkombëtare, militantët palestinezë, gjatë një vizitës së Ashton në Rripin e Gazës kanë sulmuar me një raketë në jug të Izraelit. Sipas të dhënave të ushtrisë ka vdekur një njeri.

Catherine Ashton kishte marrë nga qeveria izraelite një leje të posaçme për këtë vizitë. Rripi bregdetar palestinez kryesisht ka qenë i mbyllur nga bota e jashtme qysh kur në qershor të vitit 2007 pushtetin e mori Hamasi radikal-islamik.

Ashton dëshiron sipas të dhënave të veta të krijojë një ide mbi përdorimin e ndihmave financiare evropiane dhe të takohet me organizatat e refugjatëve.

Nuk janë planifikuar bisedime me përfaqësues të Hamasit. Një ditë më parë Ashton kishte bërë më kot trysni në Jeruzalem për dhënien fund të ndërtimeve izraelite në zonat palestineze.

NOA/DW

KOMENTE