Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 18 Mars 2010

  • Roma, mes 12 qyteteve më seksi në botë Romë, 19 Mars NOA - Roma është një ndër qytet më seksi në botë dhe kjo gjë është deklaruar nga revista britanike "Sunday Times Travel Magazine".
  • Gay, nis lufta e opinionistëve Deklarimi i një të riu në realit show "Big Brother Albania" se ishte homoseksual dhe përkrahja ndaj tij por edhe kritikat e shumta kanë ndezuar luftën e opinioneve në vend.
  • Abuzimi me faktet Shpesh në debate, mazhoranca abuzon me faktet që janë konstatuar dhe që citohet në raportin e OSBE/ODIHR-it. Madje shkon edhe më tej, duke thënë se tashmë problemet dihen, hajde të ulemi dhe të bëjmë ndryshimet në Kodin zgjedhor, nuk ka prova për manipulime dhe nuk mund të bëhen hetime
  • Hapja e kutive, debati i ndezur në Parlament Replika, Berisha Finos: U arratise në '97-ën Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë
  • Nga Ruzhida në Bathore "Në Ruzhdie u bënë falsifikimet me regjistrat e votimit, që ndryshojnë nga regjistri civil dhe shpërndanë votuesit e një familjeje në dy dhe tre qendra votimi.
  • Shoferi valltar futet në burg (Video) {youtube}JvXqJaAs7pQ{/youtube} Bukuresht, 18 Mars NOA - Ishte bërë i njohur jo vetëm në Rumani por edhe në pjesën tjetër të botës pasi kërcente duke ngarë një kamion gjigant në rrugë, sikundër e shihni dhe në këtë video.
  • A ka zgjidhje kriza politike në Shqipëri? Analistët në Shqipëri nuk shohin asnjë mundësi për zgjidhje të krizës politike. Në komisionin e ligjeve, shumica parlamentare e ka cilësuar antikushtetutese kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit.
  • Një masterplan për Tiranën "Ky Masterplan dhe projektet kryesore të përfshira në të posaçërisht për vitin 2010 dhe 2011, do të ekspozohen në pavijonin transparent që ne e kemi ndërtuar si një strukturë të përkohshme në sheshin "Skënderbej " në prill të këtij viti"
  • E vërteta e kyçur në kuti "Fakti që kemi pranuar si përfundimtar dhe të pakthyeshëm vendimin e organeve shtetërore të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve nuk do të thotë në asnjë mënyrë që nuk kemi të drejtë të kërkojmë transparencë, të kërkojmë të mësojmë se cila është e vërteta e rezultatit që qëndron i kyçur në
  • Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh Tiranë, 18 mars, NOA Update - "Pse ky tmerr nga e vërteta, pse ky ankth nga e vërteta dhe pse kjo frikë nga hapja e kutive të 28 qershorit? Sepse vrasësi nuk do që të kthehet në vendin e krimit".
  • Kuçi: Kosova në Bërdo do paraqitet si shtet Prishtinë, 18 mars, NOA - Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos si një shtet i barabartë me të tjerët dhe jo në kuadër të UNMIK-ut, siç pretendojnë zyrtarët serbë.
  • Hapja e kutive, debati i ndezur në Parlament Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë Majko: Hetimi, që të mos abuzohet më Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori
  • Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike Tiranë, 18 mars, NOA Update - Vendi gjendet në një krizë të thellë politike, por edhe ekonomike, e fajin për këtë e ka mazhoranca, e cila nuk po tregon vullnetin e duhur për zgjidhjen e tyre.
  • Përplasje me armë tek "Ushtari i Panjohur", alarm pranë Parlamentit Tiranë, 18 Mars NOA Update - Konflikti për një dyqan ka përfunduar me përdorimin e të shtënave në ajër sonte fare afër selisë së seancave plenare të Kuvendit, duke krijuar alarm policor.
  • Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë Tiranë, 18 mars, NOA Update - "Këmbët mbaji në tokë dhe mendjen në kokë, Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është tek ju". Me një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë seancës plenare, ndërsa shprehu
  • Urgjent/ SHKB arreston 3 policë të Vlorës Vlorë, 18 mars, NOA - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i ministrisë së Brendshme ka realizuar sot arrestimin e tre punonjësve të policisë të komisariatit në qytetin e Vlorës.
  • Majko: Hetimi, që të mos abuzohet më Tiranë, 18 mars, NOA Update - Hetimi i zgjedhjeve të kaluara duhet të bëhet për të fituar mirëbesimin se në Shqipëri do të respektohet në të ardhmen e drejta e votës.
  • Transporti, Bashkia prezanton masterplanin për Tiranën Tiranë, 18 mars, NOA / Blerina Ahmetaj - Bashkia e Tiranës ka prezantuar masterplanin e transportit kryeqytetas, zbatimi i të cilit pritet të përmirësojë dukshëm lëvizjen e qytetarëve në Tiranë.
  • Akuzat për arsimin, Tafaj akuzon sindikatën për spekulim Tiranë, 18 mars, NOA/ Blerina Ahmetaj - Ka degjeneruar me debate të ashpra mes krerëve të sindikatave dhe përfaqësuesve të qeverisë e punëdhënësve, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës.
  • Raporti i BB: Evropa, në krizë energjetike Tiranë, 18 mars, NOA - Pikëpamja për furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjinë elektrike është vënë në pikëpyetje për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, pavarësisht nga roli dhe pozicionimi i fundit i Rusisë dhe Azisë Qendrore si një furnizues i madh e kryesor i Evropës
  • Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori Tiranë, 18 mars, NOA Update - Shteti ligjor i ka të gjitha instrumentat e duhura për të hetuar zgjedhjet, por Kuvendi nuk mund ta bëjë këtë dhe deputetët e tij nuk janë prokurorë, e një gjë të tillë e ka pohuar vetë Gjykata Kushtetuese.
  • Berisha: PS, gjyq komisionerëve të saj Tiranë, 18 mars, NOA Update - "Nuk ka gjë më të rëndë se sa ta shndërroni këtë seancë plenare në një gjyq publik për ata 20 mijë komisionerë socialistë, të cilët përmbushën ditën e zgjedhjeve me përgjegjësi të lartë ligjore, detyrën e tyre bazuar te Kushtetuta dhe ligjet e vendit".
  • Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë Tiranë, 18 mars, NOA Update - Partia Socialiste e kërkon hapjen e kutive të votimit, në mënyrë që ajo që ndodhi më 28 qershor, të mos ndodhë më në asnjë proces zgjedhor në të ardhmen.
  • G99: Raportet e të huajve, këmbana alarmi Tiranë, 18 mars, NOA - Lëvizja G99, ka reaguar sot në lidhje me të dhënat që përmbaheshin për Shqipërinë në raportin vjetor të Britanisë së Madhe për të Drejtat e Njeriut.
  • Raundi i tretë në Gjilan, dalin rezultatet finale Gjilan, 18 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi dhe shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e përsëritura të raundit të dytë për kryetar të komunës së Gjilanit.
  • Xhafaj: S'ka kufizim ligjor për të mos hapur kutitë Tiranë, 18 mars, NOA - Projektligji që Partia Socialiste i ka paraqitur Kuvendit për komisionin hetimor mbi zgjedhjet, synon të detajojë ligjin ekzistues, për të shmangur çdo paqartësi në zbatimin e tij sa i përket mjeteve dhe provave të hetimit.
  • Këshilli Konsultativ i Biznesit miraton p/ligjin "Për sektorin minerar" Tiranë, 18 mars, NOA - Këshilli Konsultativ i Biznesit, i mbledhur nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka miratuar sot projektligjin "Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë".
  • Restaurimi, Kulla e Sahatit do tregojë orën e saktë Tiranë, 18 mars, NOA - Pas shumë vitesh, ora e Kullës së Sahatit në qendër të kryeqytetit të vendit do të tregojë orën e saktë, ndërsa këmbana e saj do të bjerë sipas programit që ka pasur.
  • Tentohet aksion tek "Taçi Oil", punonjësit kundërshtojnë Tiranë, 18 mars, NOA - Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit, e cila verifikon sasinë e produkteve që i shiten konsumatorit, u përpoq t'i servirte medias një kontroll të befasishëm, lidhur me shitjen me pakicë të karburanteve, por nga ky kontroll rezultoi se subjekti "Kastrati" nuk abuzon me
  • Abramoviç, 100 milion për Ançelotin Angli, 18 Mars NOA - Presidenti i ekipit të Çelsit, rusi Roman Abramoviç, pas eliminimit të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve duket se i ka bërë tepër të qartë objektivat, teknikut italian Karlo Ançeloti
  • Zakeroni: Kërkojmë kualifikimin Torino, 18 Mars NOA - Jemi në prag të ndeshjes së ekipit të Juventusit në Europa League me Fulham, ku këtë herë ka dhënë dhe deklaratën e tij tekniku i bardhë e zinjve, Alberto Zakeroni ku ka kërkuar kualifikimin e skuadrës së tij në këtë sfidë.
  • Champions, Bordo mund Olimpiakosin dhe shkon në çerek finale Francë, 18 Mars NOA - Skuadra franceze e Bordo ka arritur të kualifikohet në sfidën e saj me Olimpiakos në Ligën e Kampionëve, duke e mundur ekipin grek me rezultatin 2 me 1.
  • Messi show, kualifikohet Barça Spanjë, 18 Mars NOA - Ekipi spanjoll i Barcelonës i është përgjigjur skuadrave të mëdha të Evropës duke arritur të fitojë dhe të kualifikohet në fazën e çerek finaleve të Ligës së Kampionëve.
  • Shkruan në Facebook se do vetëvritet, ndërhyn policia Itali, 18 mars, NOA - Një grua ka shkruar në adresën e saj në Facebook se kishte vendosur ti jepte fund jetës. Komenti jo i zakontë u ka bërë përshtypje miqve të saj, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, për të ndaluar aktin e vetëvrasjes së 45 vjeçares nga provinca e Imperias në Itali
  • "Kosova në Slloveni, vetëm si shtet" Prishtinë, 18 mars, NOA - Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos si shtet i barabartë me vendet tjera. Kjo është deklarata që ka bërë sot zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
  • Energjia, zbardhet vendimi për kompensimin e familjeve Tiranë, 18 mars, NOA - Rreth 140 lekë do të jetë rritja e kompensimit të energjisë elektrike për familjet në nevojë, sipas vendimit të fundit që ka marrë ministria e Punës në bashkëpunim me ministritë e linjës, ajo Energjetike dhe e Financës.
  • Aksidenti në Elbasan, vdes 48 vjeçarja Elbasan, 18 mars, NOA - Një autobus ka përplasur mëngjesin e sotëm, një çift të moshuarish në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë së këtij qyteti, aksidenti ka qenë fatal për 48 vjeçaren, Sabrie Kullolli, e cila ka vdekur gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
  • Presidenti i BE mund të bojkotoj Ballkanin Bruksel, 18 mars, NOA - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi mund të mos marrë pjesë në samitin BE-Ballkani, që do të mbahet këtë të shtunë.
  • Bosch: Kriza të zgjidhet sot në Kuvend Tiranë, 18 mars, NOA - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka bërë apel për gjetjen e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës, pak orë para nisjes së seancës së ditës së sotme.
  • Nis konkursi për tregimin e shkurtër Tiranë, 18 mars, NOA - Ambasada e Spanjës në Tiranë, për të tretin vit radhazi, organizon konkursin për tregimin e shkurtër "Don Kishoti i Mançës", një konkurs i hapur për gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç.
  • Beqja: Berisha tu kërkoj falje ndërtuesve Tiranë, 18 mars, NOA - Pas inaugurimeve të rrugëve nga kryeministri Sali Berisha, sot në Prezë, ka reaguar Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një veprim që përpiqet të fshehë krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
  • Ashton në Gaza, Hamasi sulmon me raketë Gaza, 18 mars, NOA - Vizita e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, në Lindje e Mesme nuk i ka ulur aspak tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve.
  • Emrat, arrestohen 5 persona për kontrabandë në Rinas Tiranë, 18 mars, Update, NOA- Dy punonjës të doganës në Rinas dhe tre tregtarë mallrash janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas një hetimi 3 mujor për kontrabandë.
  • Kodheli: Berisha po sulmon biznesin me gjoba Tiranë, 18 mars, NOA - Për Partinë Socialiste, deklarata e djeshme e kryeministrit, Sali Berisha për kontrollin e bizneseve është një tjetër sulm i qeverisë ndaj biznesit.
  • Vdes nga korrenti duke mbledhur skrap Durrës, 18 mars, NOA - Në 27 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen duke mbledhur skrap në vagonët e vjetër të trenit në Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit të Durrësit dhe ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.
  • Ardian Paci në Bienalen "Artes Mundi" Tiranë, 18 mars, NOA - Ka mbaruar faza e selektimit të pjesëmarrësve në Bienalen "Artes Mundi", që do të zhvillohet në qytetin e Cardifit. Mes tetë artistëve të artit pamor bëhet me dije edhe emri i të mirënjohurit, Ardian Paci.
  • Klosi: Sot zgjidhja e krizës, ose fundi i qeverisë Tiranë, 18 mars, NOA - "Zhvillimi i ngjarjeve politike pasditen e sotme do të shënojnë dhe fatin politik të kryeministrit Berisha". Ky është vlerësimi për situatën politike, pak orë para fillimit të seancës parlamentare, nga Partia Socialiste.
  • I thyen xhamin e furgonit nga xhelozia Fushë Krujë, 18 mars, NOA - Një 45 vjeçare nga Fushë Kruja nuk ka gjetur rrugë tjetër për të nxjerrë inatin te i dashuri i saj, përveçse ti thyej xhamin e makinës, duke i shkaktuar një dëm prej 35 mijë lekësh të reja.
  • Rikthehet "Rigoletto" në Teatrin Kombëtar Tiranë, 18 mars, NOA - Pas disa vënieve skenike, ringjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke e çuar në tre numrin e kësaj vepre të kompozitorit, Giuseppe Verdi.
  • Kontrabanda, arrestohen dy doganierë në Rinas Tiranë, 18 mars, NOA - Dy doganierë, në aeroportin e Rinasit, janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e kryeqytetit. Lajmi konfirmohet nga policia, e cila do të jap një konferencë për shtyp në lidhje me arrestimet e bëra dhe organizimin e operacionit.
  • Mbanin çifte pa leje, arrestohen Korçë, 18 mars, NOA - Dy armë gjahu dhe dhjetëra fishekë u janë kapur dy personave që i përdornin ato pa leje, duke bërë që forcat e policisë të ndërmarrin një aksion për ndalimin e tyre në flagrancë.
  • Berisha: Do ta vazhdojmë projektin e ndryshimit Tiranë, 18 mars, NOA - Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për rrugën qendër e komunës Prezë-rruga nacionale.
  • Akademia "Skënderbej", inaugurohet auditorimi i ri Tiranë, 18 mars, NOA - Në kuadrin e sezonit të aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria 2010-dy popuj, një det, një miqësi", në mjediset e Akademisë Ushtarake "Skënderbej" do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të auditorimit të ri.
  • Plagosi një grua, kapet me shokun që fshehu thikën Shkodër, 18 mars, NOA - Ka goditur një grua në sherr e sipër dhe ndërsa përpiqej t'i largohej policisë që i ishte vënë pas, ia ka besuar armën e krimit një shoku të tij për t'ia fshehur.
  • Hetimet, i arrestuari për armë, kishte kryer edhe disa vjedhje Shkodër, 18 mars, NOA - U arrestua në flagrancë pasi iu gjet në banesë një automatik dhe mjaft fishekë, por grupi hetimor gjatë punës për zbardhjen e ngjarjes, ka konstatuar se personi i ndaluar ishte edhe autor i disa vjedhjeve në fshatin Bushat të Shkodrës.
  • Urosh Mahkovec: Ende jo konsensus për takimin e Bërdos Bërdo, 18 mars, NOA - Sllovenia duket se po bën ende përpjekje për të ulur për herë të parë në një tryezë të përbashkët udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë gjatë një takimi rajonal në fundjavë, në qytetin slloven të Bërdos.
  • Sinqeriteti, çelës suksesi në çift Ohajo, 18 mars, NOA - Që të kesh një lidhje të lumtur, mbi të gjitha duhet që të jesh i sinqertë e jo vetëm me partnerin, por me veten në radhë të parë.
  • Serbia Fules: Kosova, status neutral në takime ndërkombëtare Beograd, 18 mars, NOA - Duhet gjetur një zgjidhjes teknike që Kosova,në takimet ndërkombëtare, të jetë pjesëmarrëse me status neutral. Një kërkesë të tillë komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ia ka shprehur gjatë një takimi të përbashkët, kryeministri i Serbisë
  • Britania: Zgjedhjet, i përmbushën angazhimet Londër, 18 mars, NOA - Qeveria britanike në raportin e fundit që ka publikuar për të drejtat e njeriut, vlerëson procesin zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri duke pohuar se ai "përmbushi pjesën më të madhe të angazhimeve".
  • Turqia kërcënon armenët me dëbim Ankara, 18 mars, NOA - Turqia ka kërcënuar armenët që jetojnë në territorin e saj me dëbim, pas tensioneve të krijuara mes saj dhe Armenisë për rezolutën më të fundit për gjenocid.
  • Eksploziv shtëpisë së një gazetari në Shkodër Shkodër, 18 mars, NOA - Shtëpia e një gazetari nga qyteti i Shkodrës është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një sasi eksplozivi, i cili nuk ka mundur të shpërthejë i tëri, pasi është çaktivizuar në kohën e duhur nga policia.
  • Sot në Kuvend, beteja finale për kutitë Tiranë, 18 mars, NOA - Seanca e sotme plenare, ku do të diskutohen draftet e Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve, pritet që të jetë edhe hapi final i politikës shqiptare drejt përpjekjes së përbashkët për të zgjidhur ngërçin e krijuar që nga 28 qershori.
  • KE: Gjendja në Greqi, e qetë Bruksel, 18 mars, NOA - Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se situata ekonomike në Greqi është shumë më e qetë gjatë javëve të fundit si rrjedhojë e asaj që ai e quajti përpjekje të mrekullueshme të qeverisë greke.
  • Nesta mund të rikuperohet për ndeshjet e fundit Milano, 18 Mars NOA - Mbrojtësi i Milanit, Alessadro Nesta aktualisht po vuan nga një dëmtim i cili do ta mbajë atë për një kohë të gjatë larg fushave të lojës.
  • Lind lavatriçja për të larë qentë dhe macet Tokio, Japoni - 18 Mars NOA - Lahet, shpëlahet, thahet, stilohet në një kohë rekord prej 33 minutash. Al 'Pet World Joyful Honda Al në Tokio, një dyqan me gjithçka që nevojitet për kafshët shtëpiake, ka së fundi edhe lavatriçe për qentë (i shoqëruar dhe nga një program për macet).
  • Zbulohen kafshë mister nën akull (Video) {youtube}awi-RrKjaeA{/youtube} Antarktidë, 17 Mars NOA - Atje ku nuk pritej është gjendur jetesë, ku dhe vetë NASA është e habitur nga ky fakt pasi në akujt e Antarktidës në një thellësi prej 180 metrash është gjendur një krijesë shumë e vogël.
  • Pranverë me reshje dhe e ftohtë Tiranë, 18 Mars NOA - Pranvera është shumë pranë dhe tashmë ajo ndryshe nga ç'vjen gjithmonë do të jetë me reshje të shumta dhe më e freskët se zakonisht.
  • Kaka vë fajin mbi dëmtimet për krizën që po kalon Madrid, Spanjë, 18 Mars NOA - Ylli i Realit të Madridit Rikardo Kaka duket se nuk po shkëlqen më dhe kohët e arta të tij tek ekipi kuq e zi i Milanit duket se tashmë janë harruar.