Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do ta vazhdojmë projektin e ndryshimit
English

Berisha: Do ta vazhdojmë projektin e ndryshimit

Tiranë, 18 mars, NOA - Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për rrugën qendër e komunës Prezë-rruga nacionale.

Rruga në fjalë me gjatësi 3.7 kilometra, është një investim prej 176 milion lekë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe do të jetë me gjerësi 5 metra, ndërsa projekti i saj përfshin trotuare në të dy krahët e ndriçim në tërë gjatësinë e saj.

"Preza, dikur fortesë e paepur, sot me këtë rrugë, shndërrohet në një bizhu të vërtetë turistike për banorët e saj, për qytetarët e Tiranës dhe të vendit", tha në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Berisha.

Sipas tij, vërtet viti 2009 ka qenë viti i një krize botërore nga më të thellat në historinë e njerëzimit, por ajo nuk e goditi Shqipërinë pasi ajo "mbi shpatullat tuaja e taksapaguesve ka vendosur barrën më të lehtë burokratike".

Më tej, Berisha tha se qeveria që ai drejton do të vazhdojë projektin e ndryshimit vendimtar të Shqipërisë dhe e shndërrimit të saj në një vend të vërtetë evropian.

"Ky është projekti me të cilin shqiptarët do ta ndjejnë veten qytetarë evropianë, së pari, me heqjen e vizave brenda këtij viti, siç është premtuar, me rritjen e vazhdueshme të rrogave e pensioneve, në ndërtimin e infrastrukturës më moderne në rajon e më gjerë, me zhvillimin më tej të potencialeve të mëdha të vendit, potencialeve ujore, turistike, minerare", përfundoi kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE