Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë
English

Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë

Tiranë, 18 mars, NOA Update - Partia Socialiste e kërkon hapjen e kutive të votimit, në mënyrë që ajo që ndodhi më 28 qershor, të mos ndodhë më në asnjë proces zgjedhor në të ardhmen.

Kështu e ka argumentuar kërkesën e paraqitur në Kuvend nga selia rozë, deputeti socialist Namik Dokle, sipas të cilit "Ruzhdia ishte simboli i masakrës së kryer nga qeveria, por harta e krimit elektoral është shumë më e gjerë".

Sipas tij, nuk është aspak i vërtetë justifikimi që nxjerrin demokratët se nuk i lejon Kushtetuta për të hapur kutitë, por "terri elektoral që ata përhapin, u intereson për të grabitur votat e qytetarëve dhe për të fshehur të vërtetën e rëndë të manipulimit të zgjdhjeve".

Fjalën e tij e përfundoi duke thënë se shumë shpejt populli do ta bëjë atë mazhorancë që kujton se do të qëndrojë përherë në majë të kalit, "të mbajë bishtin e gomarit".

n.e/NOA

KOMENTE