English

Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh

Tiranë, 18 mars, NOA Update - "Pse ky tmerr nga e vërteta, pse ky ankth nga e vërteta dhe pse kjo frikë nga hapja e kutive të 28 qershorit? Sepse vrasësi nuk do që të kthehet në vendin e krimit".

Me një deklaratë të tillë të sertë, deputeti socialist Bashkim Fino, i është drejtuar kryeministrit Berisha, duke i pohuar madje se "nuk jemi larg përvojës komuniste, shëmbëlltyra e së cilës juve jeni".

Madje Fino e ka ashpërsuar aq shumë tonin, duke e lejuar veten t'i thotë kryeministrit se "në këto 20 vjet tranzicioni, ai është politikani që ngjall edhe urrejtjen e madhe kudo në Shqipëri dhe kjo është e keqja më e madhe e një vendi të kthyer në arenë përplasëse mes shqiptarëve".

"Ne, njësoj si gjithë populli opozitar e dimë se jeni ju arsyeja që nuk hapen kutitë dhe jo Kushtetuta", i tha më pas ai Berishës, duke i shtuar "hap kutitë që të shpëtosh nga kurthi ku ke rënë".

Në fund, socialisti Fino e mbylli fjalën e tij duke pohuar se deputetët e PS në fakt nuk kontestojnë rezultatin zgjedhor dhe as duan të marrin pushtetin, por duan që asnjë pushtet të mos ndërtohet mbi krimin elektoral.

n.e/NOA

KOMENTE