Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Konsultativ i Biznesit miraton p/ligjin Për sektorin minerar
English

Këshilli Konsultativ i Biznesit miraton p/ligjin "Për sektorin minerar"

Tiranë, 18 mars, NOA - Këshilli Konsultativ i Biznesit, i mbledhur nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka miratuar sot projektligjin "Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë".

Pasi diskutoi mbi draftin e hartuar nga METE dhe u shpreh në favor të tij, ky organizëm ka vlerësuar risitë që sjell ky projektligj në sektorin e lejeve minerare.

Nga ana e tij, ministri Prifti vlerësoi draftin e projektligjit të hartuar nga METE dhe shprehu interesin për të dëgjuar mendimet dhe komentet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ të Biznesit.

Prifti vuri theksin te konceptet e reja që parashikon projektligji, siç është ai i ndarjes së rentës minerare me pushtetin vendor, ku propozimi i METE është që 25 % e vlerës së rentës minerare t'i kalojë pushtetit vendor.

Një tjetër risi e projektligjit, në të cilën u ndal ministri Prifti, është dhe ajo e garancisë financiare.

Sipas këtij koncepti, një subjekt që kërkon të marrë një leje minerare duhet të plotësojë garancinë financiare, e cila konsiston në depozitimin në një bankë të 10 % të vlerës së investimit të parashikuar për lejet e shfrytëzimit, çka do sjellë dhe në eliminimin e mundësive që lejet minerare të jepen për kompani që nuk kanë mundësi t'i shfrytëzojnë ato.

Në rast se subjekti minerar arrin që ta realizojë këtë plan investimi brenda vitit të parë, atëherë kjo shumë i kthehet.

n.e/NOA

KOMENTE